Ministri i Bujqësisë, Çuçi: “Nuk ka arsye të alarmoheni! Ushqimet në tregun tonë janë të garantuara”

481
Sigal

Pas alarmit se ushqimet tona përmbajnë përqindje të larta hormohesh, pesticide dhe plehra kimike, të cilat shkatojnë sëmundje kanceroze, ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi ka reaguar dhe garanton konsumatorët dhe qytetarët se nuk ka arësye për alarm, sepse ushqimet tona në treg janë të garantuara” Ministri Çuçi: Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural informon qytetarët se nuk ka vend për alarm. Sot në tregjet shqiptare ka produkte ushqimore të sigurta dhe të çertifikuara sipas standardeve të sigurisë ushqimore të garantuara me ligj dhe akte rregullatore. Institucionet monitorojnë dhe raportojnë rregullisht lidhur me sigurinë e prodhimeve vendase. Në Shqipëri egzistojnë strukturat e përshtatshme për të bërë kontrollin e sigurisë së prodhimeve blegtorale e bujqësore. Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) me një përvojë mbi 90 vjecare, bën kontrollin e sigurisë ushqimore, të shëndetit të kafshëve dhe mbrojtjen e bimëve, ka rreth 33 laboratorë teknikë të disiplinave të ndryshme.