Ministri i Bujqësisë Çuçi: Ja strategjitë për zhvillimin rural me fokus, përafrimin me Bashkimin Evropian

444
Sigal

Bujqësia mbetet një nga sektorët prioritarë në ekonominë shqiptare. Për një zhvillim të qëndrueshëm si dhe për rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve ‘Made in Albania’, qeveria gjermane do të financojë një projekt të ri me vlerë 2 milionë euro. Marrëveshja është nënshkruar nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi dhe drejtori i GIZ, Hannes Cassens. Ministri Bledi Çuçi u shpreh: “Plani m, dhe kryesisht për të rritur kapacitetet për përthithjen e fondeve të IPARD-it. E dyta që është shumë e rëndësishme, diversifikimi i portofolit lidhet me promovimin e zinxhirit të vlerës për produkteve shqiptare.” Pas implementimit të këtij programit të parë, tha ministri, do të kemi edhe një marrëveshje. Bledi Çuçi: “Besoj do kemi edhe një marrëveshje tjetër, një fond, që përtej 2 milionëve paketa të shkojë në 10 milionë. Mendoj që ky program ka për të qenë model i mirë për ta vazhduar bashkëpunimin tonë në fushën e zhvillimit rural si një nga fushat më të rëndësishme. Katër janë shtyllat kryesore ku do të fokusohet bashkëpunimi mes Ministrisë së Bujqësisë dhe GIZ. Implementimi i strategjisë dhe politikave për Zhvillim Rural (mbështetje për zhvillimin e strategjive dhe politikave në përputhje me kërkesat e BE, duke rritur përthithjen e fondeve të IPARD). Promovimi i zinxhirit të vlerës së produkteve tipike në zona të caktuara (zgjedhja e produkteve do të ketë orientim ndaj tregut, produkteve tradicionale apo produkteve të turizmit rural). Përmirësimi i edukimit dhe forcimi i dijeve në Bujqësi dhe Turizëm Rural. Rritja e kapaciteteve dhe njohurive në Bujqësi dhe Zhvillim Rural (mbështetje ndaj shërbimit këshillimor, shoqërisë civile, organizatave etj… me një fokus të veçantë në inovacionin në bujqësi).