Flet Capello: Juve nuk e ka ritmin në Champions, në Itali stërvitet me rivalët

464
Sigal

Çerekfinalja e kthimit në Champions League mes Manchester City-it dhe Tottenham, u mbyll në shifrat 4-3 për “Qytetarët” (u kualifikuan Spursat). Ajo që bëri më shumë përshtypje ishte ritmi i çmendur, që nuk është parë asnjëherë në vitet e fundit, duke u shënuar 5 gola në 21 minutat e para.

Pas ndeshjes ka bërë një analizë edhe Fabio Capello, një ish-trajner i njohur, i cili e ka krahasuar me ndeshjen e Juventusit me Ajaxin.

“Manchester City dhe Tottenham kanë luajtur me një ritëm impresionues. Në Itali nuk shihet kurrë një ritëm i ngjashëm sepse Juventus nuk i luan ndeshjet, stërvitet dhe mjaftohet me kaq.

I duhet bërë komplimente edhe Manchester City-it, sepse humbi për çështje centimetrash. Mendoj se në finale do të shkojë Ajax, më ka impresionuar në të dyja ndeshjet si në Bernabeo dhe në Torino”, deklaroi ish-strategu italian që tashmë bën rolin e opinionistit në “Sky Sport”.