PS kërkon zgjatjen e afateve për Reformën Zgjedhore dhe pranon ndryshimin e sistemit elektoral

402
Sigal

Kriza politike, dalja e opozitës nga parlamenti dhe thirrja e saj se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet vendore, kanë vënë në dilemë edhe PS-në, pavarësisht deklaratave të kryeministrit se do të zhvillojnë zgjedhjet e 30 qershorit edhe pa opozitën. Në fakt, në PS mendojnë se duhet të hidhen hapa drejt një dialogu. Kështu, PS-ja kërkon që të zgjaten afatet e Reformës Zgjedhore, e cila deri tani është deri në 3 korrik. Taulant Balla, numri 2 i PS-së i ka kërkuar kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi zgjatjen e afateve të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Afati kërkohet të shtyhet deri në datën 28 Nëntor 2018, ndërkohë që parashikohet që Reformat ë bëhet në disa faza pas zgjedhjeve lokale. Po ashtu për herë të parë nga PS është diskutuar dhe për ndryshimin e sistemin zgjedhor. Është hera e parë, që në prapaskenë diskutohet nga PS-ja ndryshimi i sistemit elektoral, e ky qëndrim politik vjen sidomos pas deklaratës së kryetarit të PD-së, Bashës se PD-ja është e hapur edhe për ndryshimin e sistemit elektoral.