Gazeta Telegraf/
Ministri i Transportit dhe
Infrastrukturës Sokol Dervishaj, ka zhvilluar disa takime me përfaqësues të
Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe me Bankën Botërore, 2 nga
donarët më të rëndësishëm për projektet në Infrastrukturë dhe Transport.
Ministri Dervishaj, takimin e parë e zhvilloi me
drejtorin e BERZHIT për Shqipërinë z.Mateo Colagneli, me të cilin u diskutua
për projektin e linjës së re hekurudhore, Tiranë-Rinas-Durrës.
Dervishaj tha se pala shqiptare është e angazhuar
maksimalisht për ta ndërtuar këtë linjë të re hekurudhore, brenda afateve të
caktuara nga donatorët.
Ministri Dervishaj kërkoi përfshirjen në projekte dhe të
stacionit të vjetër të trenave në Tiranë, për ta lidhur më tej me Kasharin,
propozim që gjeti mbështetjen nga drejtori i BERZH.
Nga ana e tij, drejtori Colagneli, tha se synohet
firmosja e marrëveshjes brenda këtij viti, për t’i hapur rrugë fillimit të
punimeve në 2017.
Colagneli njoftoi se janë siguruar fondet për
implementimin e këtij projekti strategjik.
Ministri theksoi se kjo linjë e re hekurudhore do ti japë
një dimension dhe zhvillim të ri transportit hekurudhor.
Takimet e Ministrit Dervishaj vijuan me Raymond
Bourdeaux, Drejtori i Bankës Botërore për Zhvillim të Qëndrueshëm për Europën
Juglindore, me fokus zhvillimin e mëtejshëm të projekteve në sektorin e
Ujësjellës Kanalizimeve dhe në Transport.
Ministri Dervishaj u ndal te reforma e ujit, duke
theksuar se shumë shpejt fillon edhe faza e dytë e kësaj reforme të rëndësishme
që lidhet me implementimin në 61 ujësjellësit e rinj në gjithë vendin.





















