Mimoza Rexhvelaj: Arsimi me dy standarte i zonjës ministreshë

1225
Sigal

Nga Mimoza Rexhvelaj

Ministresha ka harruar detyrimet që ka ndaj çdo rasti abuziv në arsimin që drejton, dhe jo vetem…

Presim me ditë një reagim dinjitoz dhe një distancim nga rasti pervers i “mësuesit zhigolo 99-ç” …

Presim të shikojmë masat që po merren, për mbrojtjen e nxënësës së mitur nga këto mostra, por deri tani asnjë reagim.

Sikur të kishin drejtuesit e arsimit zellin e “Portalit” edhe për këto raste.

Sikur të kishim po atë dorë të fortë që godet mësuesit që flasin, kur për arsyje politike i degdisin në të arushës.

Arsimi me dy standarte dhe ministria në hije që vetëm dikton, godet, por nuk reagon ndaj padrejtësive dramatike. Ndaj imoralitetit. Ndaj shthurjes. Ndaj degradimit të sistemit.

Ndoshta ministreshës nuk i intereson perversiteti në arsim, ndoshta është një nga ato standartet e reja që duhen shtrirë sa gjatë dhe gjerë në çdo sektor arsimor?

Ndoshta ajo se kupton se para se të bëhet ministre duhet të ishte mësuese, para se të bëhej mësuese duhet të ishte nënë ose motër, shoqe apo mike…

Se ku ka ngecur zonja ministreshë gjatë tjerrjes së informacionit nuk dihet, për momentin më të rëndësishme janë të shtunat që duhet të zëvendësojnë për ditët e termetit.

Një zot e di çfarë kemi për të parë akoma… Ky vend nuk të zhgënjen asnjëherë në këtë pikë, e tejkalojmë hapin e kohës.