Amb.Gjermane: Riatdhesohen sot 200 azilkërkues nga Shqipëria, qindra të tjerë në 2 javë

522
Ambasada Gjermane njofton se në dy javët në vijim pritet të riatdhesohen qindra shtetas shqiptarë të cilëve iu është refuzuar azili në Gjermani.
Në datën 02.09, ora 14:10 – rreth 200 persona
Në datën 02.09, ora 14:40 – rreth 140 azilkërkues
Në datën 03.09, ora 14:00 – rreth 40 azilkërkues
Në datën 04.09, ora 15:15 – Numri i saktë nuk na është bërë ende i ditur
Në datën 10.09, ora 16:20 – Numri i saktë nuk na është bërë ende i ditur
Autoritetet gjermane, por edhe përfaqësuesit e tyre në vendin tonë kanë apeluar shpesh shqiptarët të mos marrin udhën për në Gjermani, pasi kërkesat e tyre për azil ekonomik do refuzohen.
Sigal