Mile: Më shumë gra dhe vajza në vendimmarrje, për projekte të Pogradecit

178
Qindra gra dhe vajza kanë treguar mbështetjen e tyre për kandidaten e “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, për Bashkinë e Pogradecit, znj. Diana Mile. Gjatë prezantimit të programit , znj. Diana Mile shoqërohej nga Ministrja e Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha, si dhe Ministrja e Mbrojtjes, znj.Mimi Kodheli. “”Pjesëmarrja juaj sot është tregues se ju jeni mbështetja ime për të më votuar në 21 qershor, jeni mbështetja për drejtimin e duhur të “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, jeni forca që do ju kem krah në rrugën time për t’i dhënë ngjyra Pogradecit. Projektet e Bashkisë së Pogradecit do të mund të bëhen realitet me praninë më të madhe të grave dhe vajzave në vendimmarrje. Këshilli Bashkiak si asnjëherë më parë do të ketë 50% gra, çka do të thotë se bashkë do të mundtë vendosim kush është më e mira për qytetin tonë, në mënyrë që të vazhdojmë projektet e “Aleancës për Shqipërinë Europiane” pas 21qershorit”, tha znj. Mile. 
Kandidatja u shpreh se program i saj ka si pikë kryesore zhvillimin e turizmit katër stinor që në themel të tij do të këtë kontributin e grave dhe vajzave pogradecare. “Ky kontribut do të jetë për ndihmën që ju do të jepni në prodhimin e ushqimeve tradicionale dhe tregtimin e tyre në mënyrë të denjë. Ato gra e vajza të palodhura në bujqësi do të kenë mundësi që prodhimet e tyre të mos shkojnë dëm, por të tregtohen dhe të shijohen nga turistët që dotë vizitojnë qytetin tonë”, tha znj. Diana Mile. Kandidatja e ASHE-së tha garantoi për realizimin e projekteve infrastrukturore dhe në zhvillimin e gjithë Bashkisë së re. “Të bëjmë realitet projektet tona, unazën e qytetit, të zbukurojmë vijënbregliqenore nga Lini në Tushemisht, të zhvillojmë zonat e Mokrës fisnike, të mos lejojmë të na shkojë dëm asnjë produkt bujqësor e të ndihemi krenarë që dimë të drejtojmë një Bashki të Madhe”, tha znj. Mile. 
Ndërsa Ministrja e Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha, duke u ndalur te rëndësia e rritjes së rolit të grave në vendimmarrje, u shpreh se zgjedhjet lokale, janë zgjedhjet për familjet, janë zgjedhje për projekte që do të sigurojnë një të ardhme më të mirë për fëmijët. Ndaj, tha znj. Gjosha vota për kandidaten e “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, është votë për një Pogradec më të zhvilluar dhe me më shumë mundësi për të gjithë qytetarët. ”Programi i Dianës është pjesë e jetës suaj suaj të përditshme , sepse jeni ju ato që luftoni për fëmijët tuaj për t’i arsimuar, për t’i çuar nëpër shkolla. Çdo gjë që ju keni shqetësim të përditshëm, jam e bindur që me në krye të bashkisë një grua si Diana Mile, do të zgjidhen të gjitha hallet dhe që kanë familjet tuaja. Jam e bindur se kandidatja jonë do t’u qëndrojë pranë, do ju hapë dyert e Bashkisë, do të vërë në jetë idetë tuaja për zhvillimin e Pogradecit. Vota për Dianën është votë për drejtimin e duhur të Pogradecit.”,tha Ministrja Gjosha.