‘Mezi pres të takoj popullin e 2 marsit’/ Meta: Jam si Ronaldo, me parametra si 18-vjeçar

137
Sigal

Presidenti Ilir Meta foli për të ardhmen e tij pasi të lërë mandatin si kryetar i shtetit. 

Meta paralajmëroi rikthimin në politikën aktive, duke shtuar se do të shkojë te populli i 2 marsit, protesta e mbajtur në mbrojtje të Kushtetutës në Bulevard.

Ai tha se ndjehet si futbollisti Cristiano Ronaldo, me parametra si të një 18-vjeçari.

“Nëse gjërat do të ecnin normalisht pas 25 prillit do synoja edhe një mandat të dytë si President. Deri më 25 prill kisha si synim të mos e lija popullin shqiptar në një oqean pabesie. Pas 25 prillit jam në përmbushje të plotë të detyrave të mia. Jam si Cristiano Ronaldo. I kam parametrat si 18-vjecar. Ajo që une do bëj në vijim është t’i përkushtohem popullit shqiptar. Mezi po pres të shkoj tek populli i 2 Marsit. Unë ende dëgjoj popullin e 2 Marsit”.