Metodologjia e re e BE-së për integrimin, Pollo: Fokusi, tek zbatimi i shtetit ligjor

510
Sigal

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo ka reaguar në lidhje me prezantimin e metodologjisë së re të Bashkimit Evropian për integrimin e rajonit.

Pollo thotë se vihen re dy gjëra të reja në këtë metodologji.

Sipas Pollos, metodologjia vë theksin tek zbatimi në praktikë i shtetit ligjor.

‘Ndoqa me vëmendje prezantimin e metodologjisë së re nga Komisioneri i Zgjerimit Oliver Varhelyi. Dy gjëra më lanë mbresë të veçantë.

E para fokusi i tij e i metodologjisë së re tek zbatimi në praktikë i shtetit ligjor.

Së dyti tek përpjekja e tij gjatë vizitës në Tiranë e Shkup për të kuptuar rrënjët e problemeve që pengojnë integrimin evropian.

Diçka e re dhe jashtëzakonisht pozitive do të thoja. GP