Përplaset makina në aksin Lushnje-Berat dhe përfundon në kanal, shoferi në gjendje të rëndë

539
Sigal

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lushnje-Berat.

Mjeti që drejtohej nga Gramoz Spahiu , 53 vjeç ka dalë nga rruga duke u përplasur me bankinat anësore e më pas ka përfunduar në kanal.

Si pasojë e këtij aksidenti, 53-vjeçari ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në spitalin e Lushnjes.

Shkak për këtë aksident ka qenë shpejtësia e lartë, e cila ka bërë që 53-vjeçari të humbasë kontrollin duke mos e mbajtur dot mjetin në rrugë. Vendi ku ndodhi aksidenti i sotëm përbën një njollë të zezë për këtë aks rrugor.