Meta: Vendimet historike të samitit të NATO-s e bënë Aleancën më të bashkuar për t’iu kundërpërgjigjur rreziqeve që na kanosen

105
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në rrjetet sociale për vendimet e marra sot në samitin e NATO-s, të cilat i quan historike.

“Vendeve mike, Suedisë e Finlandës, iu urojmë mirëseardhjen në Aleancën që mbron sovranitetin, lirinë dhe demokracinë nga çdokush që synon t’i minojë ato. Ne jemi NATO! Së bashku qëndrojmë më të fortë!”, shkruan ai në një shënim në facebook.

Meta: Vendimet historike të samitit të NATO-s e bënë

Postimi i Presidentit Ilir Meta

Vendimet e sotme historike të samitit të NATO në Madrid, e bënë Aleancën tonë më të bashkuar, më të vendosur, dhe të gatshme për t’iu kundërpërgjigjur rreziqeve më të mëdha e të drejtpërdrejta që na kanosen!

Vendeve mike, Suedisë e Finlandës, u urojmë mirëseardhjen në Aleancën që mbron sovranitetin, lirinë dhe demokracinë nga çdokush që synon t’i minojë ato.

Ne jemi NATO! Sëbashku qëndrojmë më të fortë! #WeAreNATO

Meta: Vendimet historike të samitit të NATO-s e bënë