Meta takon Granoff/ Vlerësim për angazhimin e AADF për programet zhvillimore të Shqipërisë

104
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka takur gjatë ditës së sotme Kryetarin e Bordit të Fondacionit shqiptaro-amerikan për Zhvillim, Michael Granoff.

Lajmin për këtë takim ai e ka bërë publik në facebook.

Postimi:

Kënaqësi të takohesha sot me Kryetarin e Bordit të Fondacionit shqiptaro-amerikan për Zhvillim, z. Michael Granoff dhe të vlerësoja angazhimin e AADF për programet zhvillimore të Shqipërisë, dhe veçanërisht për shtimin e mundësive në edukimin e brezave të rinj dhe rritjen profesionale të tyre.