Presidenti i Republikës Ilir Meta ka uruar nepërmjet një masazhi qe e ka publikuar në faqen e tij në facebook, Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me rastin e Ditës së Pavarësisë.
“Shpreh bindjen se një ndikim shumë të madh në forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve tona ka luajtur dhe luan adresimi dhe përmirësimi i vazhdueshëm i marrëdhënieve ndëretnike mes shqiptarëve e maqedonasve. Shqiptarët në Maqedoni dhe komuniteti maqedonas në Shqipëri janë vlera dhe ura të forta miqësie e bashkëpunimi”, shkruan Meta në mesazhin e tij.
Ja postimi i tij i plotë:
I nderuar Zoti President, Stevo Pendarovski,
Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, kam kënaqësinë e veçantë që të përcjell, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, urimet më të ngrohta e të përzemërta për Ju dhe të gjithë qytetarët e vendit tuaj mik.
Jam i lumtur të konstatoj se, falë edhe vizionit dhe interesave të përbashkëta europiane dhe euroatlantike, në tre dekadat e fundit ne kemi ndërtuar marrëdhënie shumë të mira të fqinjësisë e të bashkëpunimit në të gjitha fushat, në interesin më të mirë të të dy vendeve tona dhe qytetarëve të tyre.
Shpreh bindjen se një ndikim shumë të madh në forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve tona ka luajtur dhe luan adresimi dhe përmirësimi i vazhdueshëm i marrëdhënieve ndëretnike mes shqiptarëve e maqedonasve. Shqiptarët në Maqedoni dhe komuniteti maqedonas në Shqipëri janë vlera dhe ura të forta miqësie e bashkëpunimi.
Përfitoj nga rasti t’Ju uroj gjithashtu për realizimin me sukses të zgjedhjeve parlamentare të korrikut të kaluar, të cilat me siguri do t’i japin një shtysë mjaft pozitive procesit të integrimit europian të vendit tuaj, duke i shërbyer në këtë mënyrë edhe forcimit të sigurisë, paqes e prosperitetit të të gjithë rajonit.
Ju lutem pranoni, Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.
Honorable Mr. President, Stevo Pendarovski,
On the occasion of the Independence Day of the Republic of Northern Macedonia, I have the special pleasure to convey, on my behalf and that of the Albanian people, the ëarmest and ëholeheartedly congratulations to you and all the citizens of your friendly country.
I am happy to state that, thanks to the vision and common European and Euro-Atlantic interests, in the last three decades ëe have built very good neighborly relations and cooperation in all areas, in the best interest of both our countries. and their citizens.
Expresses the conviction that a very big impact in strengthening the cooperation betëeen our tëo countries has played and plays the addressing and continuous improvement of interethnic relations betëeen Albanians and Macedonians. Albanians in Macedonia and the Macedonian community in Albania are strong values and bridges of friendship and cooperation.
I also seize this opportunity to congratulate you on the successful conduct of last July’s parliamentary elections, ëhich ëill surely give a very positive impetus to your country’s European integration process, thus serving the strengthening of security, peace and prosperity of the ëhole region.
Please accept, Mr. President, the assurances of my highest consideration.