Meta nxjerr videon dhe sulmon ish-zyrtarin e LSI: PS e gradoi, për firmat e tij më mbajnë në burg

17
Sigal

Kreu i PL, Ilir Meta ka reaguar në rrjetet sociale duke sulmuar Endrit Braimllarin, dikur pjesë të Partisë së tij.

Meta e konsideron Brahimllarin një gënjeshtar ku e akuzon se ka firmosur në vitet 2018-2019 për lobimet e LSI-së.

Reagimi i plotë:

Endrit Braimllari është shembulli më i gjallë i mënyrës se si SPAK-u arrin t’i konvertojë njerëzit pa karakter në “rilindas” të denjë – gënjeshtarë.

Vetëm një “rilindas” mund të harrojë firmat që ka hedhur vetë dhe arsyet për të cilat i ka hedhur. Një gënjeshtar ordiner, që përpiqet të fshihet pas harresës, por e vërteta nuk fshihet as me lojëra fjalësh, as me konvertim teserash partie.

Firma për lobimet e LSI-së në periudhën 2018–2019 është e Endrit Braimllarit. Në atë kohë, unë nuk isha kryetar i LSI-së, por President i Republikës.  Për firmat e tij unë qëndroj në izolim ekstrem, ndërsa Endriti “gradohet” nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Apo mos ndoshta është Altin Dumani që gënjen në shkresën zyrtare të firmosur prej tij?