Presidenti Meta nga Durrësi: Falenderoj popullin e Kosovës për solidaritetin e jashtëzakonshëm

454
Presidenti Meta i pranishëm në Durrës në mbështetje të njerëzve nuk ka lanë pa falënderuar në një prononcim për televizionin T7 të Kosovës edhe popullin e Kosovës për solidarizimin e jashtëzakonshëm
Sigal

Falënderoj popullin e Kosovës për solidaritetin e jashtëzakonshëm në këtë kohë të vështirë. Rreziku është i tmerrshëm, puna që po bëhet është e madhe dhe kemi një sukses të pabesueshëm të operacioneve të shpëtimit.

Kanë ardhur ekipe shpëtimi nga Kosova, Italia, Greqia e shumë vende tjera të cilët na kanë ndihmuar shumë dhe i falenderojmë me shumë mirënjohje.

Duhet të punohet gjithë natën për t’i shpëtuar të mbijetuarit.

Do të duhet të bëhet një punë e gjatë për të rikuperuar dëmet e mëdha materiale.