Bilanci i të dhënave të fundit nga spitalet e vendit/ 650 të plagosur, 9 në terapi intensive…

574
Ministria e Shëndetësisë ka dhënë  shifra të tjera sa u përket personave të lënduar nga tërmeti.
Sigal

Referuar këtyre burimeve zyrtare 650 persona janë lënduar dhe kanë marrë shërbim në spitale.

“Gjate ditës së sotme 650 të lënduar nga tërmeti kanë marrë shërbim në spitale Aktualisht: 65 të shtruar në spitalin e Traumës dhe në spitalin e Durrësit. Gjendja paraqitet e stabilizuar, 9 prej tyre janë në observim intensiv. Urgjenca kombëtare: 1200 thirrje për ndihmë; 260 misione me autoambulance”, njofton ministria e Shëndetësisë.

 

 

Kujtojmë se, numri i viktimave, deri tani, është 22, ndërsa kërkimet për trupa të tjerë nën rrënoja vijon ende…