Meta në Mat: Bashkia do t’u kthehet qytetarëve me fitoren e Skënder Gjucit

133
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në kuadër të fushatës elektorale ka zhvilluar një takim me kandidatin e opozitës së bashkuar pëe bashkinë e Matit, Skënder Gjuci.

Meta është shprehur se fuqia e koalicionit tonë qëndron te integriteti i kandidatëve tanë të zgjedhur në mënyrën më demokratike dhe përkushtimi i tyre ndaj qytetarëve.

Postimi

Fuqia e koalicionit tonë qëndron te integriteti i kandidatëve tanë të zgjedhur në mënyrën më demokratike dhe përkushtimi i tyre ndaj qytetarëve.

Fitorja e Skënder Gjucit do të jetë fitore e të gjithë matjanëve, sepse në Bashkinë e Matit do të kemi një kryebashkiak që është shumë i lidhur me qytetin dhe bashkëqytetarët e tij.

Bashkë Fitojmë!