Meta në Maliq: Kryetari aktual premton tren elektrik, por në 25 vite nuk ka zgjidhur as problemin me ujërat e zeza

98
Sigal

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në fjalën e tij në prezantimin e kandidatit të “Koalicionit Bashkë Fitojmë” në Maliq, Alfred Gega, ka deklaruar se nevoja për ndryshim në këtë bashki është ulëritëse.

Ai ka shtuar se kryetari aktual, i cili ka qendruar në këtë detyrë për një çerek shekulli, bën premtime të tilla si trenat elektrikë, por në 25 vite në pushtet nuk ka arritur të zgjidhë as problemin me ujërat e zeza në këtë bashki.

“Ndërkohë në Maliq nevoja për ndryshim është ulëritëse. Pas 25 vitesh, një çerek shekulli keni akoma një kryetar bashkie që ka 25 vjet në detyrë që premton që do të vendosë një tren elektrik nga Maliqi tek pylli i fazanëve, ai që në 25 vjet nuk zgjidhi problemin e kanalizimit të ujërave të zeza, nuk ka bërë asnjë investim për të lidhur rrugët me njësitë administrative.

Kujtoj se var xhaketën ai dhe Maliqi s’ka punë tjetër dhe e voton”, tha Meta.