“Menduam se ishte postier”/ Detaje të reja nga vra.sja e biznesmenit në Shëngjin, dëshmitarët: U largua në drejtim të Shkodrës

Detaje të reja për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin. Ngjarja ndodhi sot në lokalin e tij buzë shëtitores “Wilson” të Shëngjinit rreth orës 13:00, teksa 51-vjeçari ndodhej i vetëm në tavolinë.

Sipas dëshmitarëve, ka qenë një autor, i cili dyshohet se ka ardhur nga Shkodra dhe është larguar po në drejtim të Shkodrës.

Sigal

Ata kanë deklaruar se vrasësi iu është dukur si postier. Autori nga pamjet e publikuara shihet me jelek fosforeshent, skafandër në kokë dhe maskë higjienike në fytyrë.