Meta: Në 25 korrik fillojmë ekzekutimin e frikës! Luftë pa kompromis mafies…

155
Sigal

Kreu i shtetit Ilir Meta deklaroi në një intervistë për emisionin ‘Top Story’ se pasi t’i përfundojë mandati si President, më 25 korrik fillon ekzekutimi i frikës dhe nis rikthimi i transparencës e llogaridhënies në çdo nivel.

Meta u shpreh se do të nisë një luftë pa komporomis kundër mafias lokale, rajonale dhe ndërkombëtare.

“Jap një premtim solemn para të gjithë shqiptarëve, si ish-student i dhjetorit ’90, për të gjithë ata që donin të asgjësonin pluralizmin, se më 25 korrik fillon ekzekutimi i frikës dhe nis rikthimi i transparencës dhe llogaridhënies në çdo nivel. Nis një luftë e pakompromis kundër mafies lokale, rajonale dhe ndërkombëtare.”-tha Meta.