Eksperti i merkatos jep lajmin e bujshëm: Igli Tare kalon te PSG

186
Sigal

Igli Tare është në planet e sheikëve të PSG. Eksperti i merkatos dhe gazetari italian Nicolo Schira bën me dije se francezët kanë në plane Drejtorin Sportiv shqiptar të Lazio, për të zëvendësuar Leonardon në fundin e sezonit.

Prej vitesh te Lazio, Tare vjet refuzoi Interin teksa pista e re ka dalë në dritë për të.

“Në kupolën drejtuese të  PSG-së për zëvendësuesin e  Leonardos është edhe Igli Tare. Drejtori sportiv shqiptar vlerësohet shumë nga Al Khelaifi dhe mund të jetë një kandidat autoritativ për parisienët, në rast shkëputjeje me Leon. Në atë moment Lazio do të shkonte te Pasquale Foggia si drejtor i ri sportiv”, thotë Schira.