Meta: LSI-ja ishte partia më transparente, kemi qenë model, ashtu do të jetë edhe Partia e Lirisë

110
Sigal

I ftuar në një intervistë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se çdo gjë që ka pasur LSI-ja ka qenë transparente se çdo forcë tjetër politike.

Ai tha se  ishin kushte të tjera kur u krijua LSI-ja si një reaksion ndaj PS-së për zhbllokimin e procesit të integrimit, ndërsa tashmë kanë ndryshuar kushtet pasi po cenohet liria.

Meta: Çdo gjë që ka pasur LSI-ja ka qenë transparente se çdo forcë tjetër politike dhe kemi qenë një model. Jemi partia më transparente në gjithçka dhe kështu do të vazhdojë edhe Partia e Lirisë. Nuk është se ne kemi bërë aktivitet dhe shpenzime sepse njerëzit vijnë vetë.

Ishin kushte të tjera kur u krijua LSI-ja si një reaksion ndaj PS-së për zhbllokimin e procesit të integrimit. Tani jemi në kushte të tjera dhe në këto kushte më shumë është kërcënuar liria e qytetarëve shqiptare dhe themeli i demokracisë.