15 vjeçari korçar mbërrin në spital me plagë thike, çfarë dyshohet

136
Sigal

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 14.09.2022, rreth orës 20:50, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim një 15-vjeçar, banues në Korçë, i dëmtuar lehtë, dyshohet me mjet prerës gjatë një konflikti fizik, në lagjen nr. 12.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.