Meta: Koalicioni me Berishën në 2009 i detyruar nga sjellja e Edi Ramës

546
Ilir Meta në emisionin të Paekspozuarit nga Ylli Rakipi është shprehur për koalicionin me Berishën në vitin 2009 –të.
Z. Meta, do ta fillojmë bisedën duke paraqitur një material fare të shkurtër filmik, si një sinkron, ku për ju 8 vjetët që kaluam kanë qenë të ngarkuara politikisht me vendime, të cilat ju nuk i keni pasur aspak të lehta, e keni pasur të vështirë për të vendosur. Hera-herës ju keni qenë në një dilemë aq të madhe sa keni shprehur edhe ndonjë pasiguri. Së pari, ishte pyetja në prill të vitit 2009: a do të bëja apo jo koalicion me Sali Berishën?
Më fal që po kaloj direkt në kundërsulm. Në këtë periudhë ju dhe një kolegu juaj analist, të cilin nuk po ia përmend emrin, ishte më shumë shqetësimi i atij kolegut tjetër, a isha unë i gatshëm të bëja koalicion me Edi Ramën, parazgjedhor, në vitin 2009, pasi bëmë ndryshimet kushtetuese dhe hymë në grevë urie.
Unë kam thënë që për hir të bashkimit të së majtës jam dakord, por ai nuk ka për të pranuar, dhe pasi u bë takimi juaj me Edi Ramën, ai ju kishte thënë se nuk kam nevojë për koalicion me LSI-në dhe bëri thirrje gjithë fushatën për të zhdukur LSI-në, në fund fare, kjo nuk ka rëndësi.
Unë thashë që nuk bëj koalicion me Berishën dhe nuk kisha ndërmend të bëja koalicion me Berishën. Në fund fare rezultati doli: 66 PS-ja, 4 LSI-ja dhe 70 PD-ja. 4-a me 66-n bëjnë dot 71?
Atëherë? Koalicioni me Berishën ishte vepër e Edi Ramës.
Mund ta kalonit vendin në zgjedhje të reja…
Jo, nuk mund të kalonte vendi në zgjedhje, sepse mund të shkonte situata tërësisht jashtë kontrollit dhe e vetmja mënyrë që LSI-ja të bëhej faktor stabiliteti ishte kjo gjë dhe u bë shumë mirë. Pra, ishte një premtim i pambajtur nga ana ime për shkak të Edi Ramës.
Sigal