Gabimet që bëhen me gjuhën e trupit

496
Mënyra se si ne lëvizim trupin tonë, bën që të shprehim diçka që, ndoshta ne e mendojmë ndryshe kur bëjmë atë veprim.
Por mesazhi që përcillet mund të jetë negativ dhe t’ju paraqes ju në mënyrë të keqe pranë bashkëbiseduesit ose në rastin më të keq ta ofendoni atë pa qenë në dijeni.
Bashkimi i buzëve: Ju mund ta bëni këtë pa ndonjë qëllim të keq, mirëpo bashkimi i buzëve nënkupton se ju jeni duke fshehur diçka. Kujdes, mos lini këtë përshtypje edhe nëse me të vërtet jeni duke fshehur diçka.
Mos shikoni poshtë vrimës së syzeve: Kjo e bën bashkëbiseduesin të ndihet në siklet dhe jorehatshëm. Vendosni syzet në atë formë që të shikoni nëpërmjet tyre.
Mos luaj me aksesorët: Nëse ju luani me aksesorët në qafën e juaj ose me vathë, bashkëbiseduesi e merr sikur ju jeni duke flirtuar me të. Kështu që kujdes, mos e bëni këtë me dikë që ju nuk jeni e interesuar.
Mos luaj me flokë: Secilën herë që ju luani me flokë në ndërkohë që jeni pranë dikujt, do ta dekoncentroni atë. Kjo gjithashtu mund të ju japë shenjë të tjerëve që ju jeni nervoz.
Sigal