Ruçi: Besim Zekthi, xhevahir në gjerdanin e artë të kulturës shqiptare. I dha hijeshi Shqipërisë

434
Sigal

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Mjeshtrit të madh të valles popullore shqiptare, Besim Zekthit. Ai e cilëson Zekthin, një xhevahir në gjerdanin e artë të kulturës shqiptare, një valltar virtuoz. “Ishte shqiponja e valles së shqipeve, artisti i madh që i dha hijeshi Shqipërisë”,- thotë ai ndër të tjera në mesazhin e ngushëllimit.