Mesila Doda: Edi Paloka është marioneta e Erion Velisë????

450
Sigal

Deputetja e PD-së, Mesila Doda ka shpërthyer dje në rrjetin e saj social kundër kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Edi Palokën, duke e cilësuar “marioneta e Erion Velisë”, në lidhje me heshtjen e opozitës për draftin që ajo dhe Idrizi kanë dorëzuar në Kuvend, kur ndërkohë heshtin edhe për draftin që harton ministri Veliaj po për Lustracionin. Deputetja Doda, që siç duket, është jashtë radhëve të PD-së,  shkruan: “Para disa javësh, kur dorëzova ligjin e Lustracionit në Kuvend, ndodhi një dukuri politike mjaft e pazakontë. Kryetari i grupit brenda 10 minutash nga dorëzimi i ligjit, etiketoi deputetë firmëtarë të ligjit të Shoqërisë Civile marionetat e dyshes Rama-Meta. Qysh prej asaj dite ka filluar një rrjedhë tjetër e ngjarjeve. Ministri Erion Veliaj bën gati një draft paralel për dosjet, një draft që jo vetëm mbron zyrtarët e inkriminuar, por që bën një hapje dosjesh pa emra dhe pa lustracion. Drafti i Velisë jo vetëm dëmton thelbësisht çështjen e dosjeve dhe lustracionit, por prek thelbin e sistemit demokratik, ndërsa kthen parlamentin dhe shoqërinë civile në një aneks të ekzekutivit….Përtej faktit që kjo është një procedure e pa ndodhur kurrë më parë, një ligj që pritet të shqyrtohet dhe një tjetër që pritet të miratohet në qeveri, për të njëjtën çështje, shoh që ka një heshtje zyrtare opozitare ndaj këtij drafti të fundit, kur herën e parë u deshën vetëm 10 minuta për ta etiketuar. A thua kemi mbërritur në ditën që duket më i ëmbël aksioni politik i kundërshtarit se ai i deputetit të opozitës???? A më lind e drejta që po me të njëjtat standarde që nxitoi kryetari i grupit të etiketonte deputetë si marionetat e Ramës, sot t’i them se është marionetë e Erion Velisë???