Dudaev u shpall kampion Europe, Ilir Meta uron mundësin çeçen që ngriti në piedestal flamurin shqiptar

18
Sigal

Islam Dudaev i ka siguruar Shqipërisë medaljen e artë në Kampionatin Europian të Mundjes që po zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë.

Mundësi çeçen, i natyralizuar si shqiptar, ka fituar sot në finalen e stilit të lirë deri në 65 kg përballë rusit Gadzhimurad Rashidov.

Menjëherë pas suksesit historik, ka reaguar kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Në një status në faqen e tij në Facebook, Meta shkruan: Urime Kampionit të Europës, Islam Dudaev!

Faleminderit legjendës të mundjes tonë, Sahit Prizrenit që insistoi për t’i dhënë shtetësinë shqiptare me besimin se Flamuri ynë Kombëtar do të ngrihej në piedestal!