Edi Rama: Po e rikthejmë Korçën në identitet!

433
Sigal

Vetëm pak ditë para Krishtlindjeve, Kryeministri Rama ishte tè premten në Korçë për të inspektuar kantieret së “Rilindjes së Qyteteve” të ngritura në të gjithë qytetin. Kryeministri shoqërohej në këtë vizitë nga Kryetari i Bashkisë Sotiraq Filo dhe Zëvendëskryeministri Niko Peleshi. Gjatë inspektimeve të punimeve në parkun “Rinia” të qytetit, Kryeministri Rama vizitoi xhaminë 500 vjeçare të qytetit të Korçës, një nga më të vjetrat edhe në Ballkan, të rikonstruktuar së fundmi.

Kryeministri u shpreh se kjo vepër arkitekturore e jashtëzakonshme meriton vëmendje të madhe. Ndërsa Zëvendëskryeministri Peleshi shpjegoi se në bashkëpunim me Myftininë e Korçës po përgatitet një projekt rindërtimi, i cili do ta risjellë atë në të njëjtën arkitekturë të mëparshme. “Ne kemi folur edhe me Myftiun, edhe me Kryetarin e Bashkisë që të ndërtojmë edhe kullën e Sahatit këtu, siç ka qenë para 500 vjetësh. Kemi fotografi të vjetra. Kryetari është duke bërë një projekt në bashkëpunim me Myftininë për ta rindërtuar,” – u shpreh Zëvendëskryeministri Peleshi. Më pas, Kryeministri Rama vijoi inspektimin e tij në kantierin e hapur për rikonstruksionin e pazarit të vjetër të Korçës, i cili përfaqëson edhe vlerën kulturore më të rëndësishme të qytetit. Kemi marrë një zotim që në 4 vjet do të bëjmë për Korçën ç’nuk është bërë në 20 vjet të mara së bashku, por se siç na thonë edhe kritikët tanë po i bëjmë gjërat më shpejt se ç’ duhet. Besoj se të gjithë ata që e kanë sharë Kullën e re të Korçës, duhet të vinë dhe të vinë e ta përdorin si një vend për ta shëruar shpirtin e tyre nga gjurmët e tmerrshme të estetikës sovjetike,” u shpreh Kryeministri Rama