Agim Jazaj: Edhe Vlora e dha mesazhin, për Shqipërinë e nesërme

305
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Shumë miq, shok e bashkëqytetar vlonjatë ishin në ankth, më shkruan dhe telefonuan, pas pritjes madhështore që i’u rezervua kryetarit të PD z. Basha, njëkohësisht dhe kreu i Opozitës së Bashkuar, se si do të pritej dhe kur mund të vinte në Vlorën e Pavarësisë?!  Si do të përjetonin dhe do të përcillnin edhe qytetarët vlonjat, si do t’i përcillnin dhimbjet kryeminstrit të pas 25 prillit, mesazhet, brengat, amanetet që kanë, jo vetëm vlonjatët, po gjithë shqiptarët, kudo ndodhen, brenda e jashtë vendit, amanetin nga të parët, për të sotmen dhe për brezat, për të ngritur shtetin e ëndërruar gjatë, nga shteti i rrënuar, për të bërë shtetin e qytetarëve, dhe për të shporrur dhe ndëshkuar shtetin e zullumqarëve, hileqarëve dhe heleqarëve.

Dhe miqtë e mi dhe jo vetëm, ishin që nga Novosela, në hyrjet e Vlorës së Flamurit, me flamuj në duar dhe në zemrat e tyre, e pritën siç pritet miku, si nderohen prijësit idealist dhe jo komercialist, siç priten atdhetarët, ëndërrimtarët, si pasardhës të Ismail Qemalit, Isa Boletinit, Luigj Gurakuqit…

“Edhe vlonjatët e dhanë mesazhin, për të nesërmen që shqiparët presin me padurim, përkrah shkodranëve, elbasanasve, kavajasëve, korçarëve, gjirokastritëve, dibranëve, diasporës, shqiptarëve që e duan Shqipërinë, vatatnin e tyre të shenjtë, jo më të shëmtuar, po të lulëzuar mes luleve të tjera!”

Dhe pritja ishte vërtetë madhështore, mbresëlënese dhe gjurmëlënëse. Qytetarët e takuan, i shprehnin mbështetjen e tyre dhe sa mundën treguan plagët e hapura, hallet e pllakosura. Edhe vlonjatët janë përballur përgjatë këtyre viteve në vazhdim e thellim, sidomos me fasadën e politikë-rrumpallës, duke e prezantuar “manikyrin” edhe nga qytetari, në takimin dje te lagjja “Varosh” ku ana tjetër e faqes së manikyr “Rilindjes”, ështe kudo një rrënim, zgjyrë.

Nga ana e rrugës, fasada e pallateve të lyera e kastrepsura dhe nga ana tjetër të rrënuara. E jo vetëm faqet e asaj rruge janë për faqen e zezë, deri në Langomare, ku liderët-kalanderët kastrepsen dhe bejnë “dialog” me veten përpara kamerave të blera. Dhe Vlora, banorët e saj, nuk jetojnë në aksin e kësaj rruge, ku mund të jenë as 1-2 % e tyre, ndërsa e gjithë pjesa e banuar e saj është në tmerrin e pa fund, e shkretuar, ku nuk shkelin as me këmbë, nuk u hedhin as syt zgjyrtarët e “Rilindjes”.

Madje edhe në Lungomare, ku qysh në madatin e parë “Rilindja”, premtoi ngritjen e inceneratorëve, për të mos derdhur ujrat e të zeza në det, plazhin e Vlorës. Edhe pas përfundimit të madatit të dytë, përrenjtë e ujrave të zeza derdhen në det, natë e ditë, pa pushim, nga Skela e deri në Uji-Ftohtë. Po, as për mandatin e tretë “Rilindja” e Kazan-Kusisë, nuk po premton ringritjen e incerneratorve, bashkë më ngritjen dhe zbritjen e ballonëve.

Shqiptarët dhe vlonjatët nuk kërkojnë dhe nuk do të votojnë transferimin e qeverisjes, ata dhe jo vetëm këta, kërkojnë transformimin e qeverisjes, të qeverive.

Të ngrenë shtetin e shqiptarëve, shtetin si gjithë të tjerët, shtetin që të ndjej dhimbjet e shtetasve, shtetin e përgjegjshëm dhe të ndërgjeshëm, shtetin që të funksionojë në të gjithë sistemin, me kapacitetin e plotë, vertikalisht dhe horizontalisht, shtetin me adminstratorë që nuk fyejnë me fjalë, sjellje, veshje, vulgaritet, banalitet…

Shqiptarët dhe vlonjatët, nuk duan t’i dhurojnë timonin timonier- karrocierit, po kërkojnë t’i japin timonin “Shoferit”, atij shoferi që të ndjej të “rrahurat e zemrës së motorit”, atij merakliu që të mos kapardiset majë timonit, me gomat përjetë, poshtë greminës, duke e lënë kabinën shkretë, atij merakliu që kontrollon nga fundi deri në krye mjetin, përpara se të hypi majë timonit”!

Edhe vlonjatë si gjithë shqiptarët në tubimin e së mërkurës e dhanë mesazhin e tyre; për t’i besuar qeverisjen e nesërme opozitës, opozitës së bashkuar, për të ngritur vendin nga rrënimi.

Një qeverisje njerëzore dhe jo harbutërorore, për një qeverisje të mos kërkoj as mandatin e dytë, pa mundur të bëj ato që premton në mandatin e parë. Një qeverisje funksionale, bashkëpunuese dhe mirëkuptuese me qytetarët. Nje qeveri të ngritur me të aftë dhe kapacitete, me njerëzor dhe jo harbutror, me nivelin e qeverisë së Kosovës, me pagat dhe pensionet e përafërta të atyre, me të bashkokambasve të Maqedonisë së Veriut, të Mali Zi, e le më të Europës.

“Shqiptarët dhe vlonjatët, nuk duan t’i dhurojnë timonin timonier- karrocierit, po kërkojnë t’i japin timonin “Shoferit”, atij shoferi që të ndjej të “rrahurat e zemrës së motorit”, atij merakliu që të mos kapardiset majë timonit, me gomat përjetë, poshtë greminës, duke e lënë kabinën shkretë, atij merakliu që kontrollon nga fundi deri në krye mjetin, përpara se të hypi majë timonit”

Vlonjatë dhe shqiptarët, nuk mund të jenë “besnik” me besëprerët, me qeverisjen e krimit, të abuzimit, kanabizimit, me qeverisjen që thellon abuzimet dhe shëmton rracën shqiptare, nuk mund të jenë besnik të partisë dhe tradhëtar të Atdheut. Edhe vlonjatët e dhanë mesazhin, për të nesërmen që shqiparët presin me padurim, përkrah shkodranëve, elbasanasve, kavajasëve, korçarëve, gjirokastritëve, dibranëve, diasporës, shqiptarëve që e duan Shqipërinë, vatatnin e tyre të shenjtë, jo më të shëmtuar, po të lulëzuar mes luleve të tjera!

Edhe vlonjatët, nuk duan pushtet, punë, bukë, shtëpi, dritë, rrugë, mirëqënie për vete, po ëndërrojnë dhe kërkojë pushtet, punë, mirëqënie për shqiptarët. Kjo plagë i dhëmb shpirtin edhe Artistit të madh vlonjat Bujar Asqeriu, i cili kërkoi të vihet dorë dhe të shërohen së pari plagët e naftëtarëve dhe të minatorëve.
Për të kthyer dinjitetin dhe mirëqënien vlonajtëve dhe shqiptarëve, duke shkuar derë më derë e dorë më dorë: “Për tu dhënë bukurinë e shpirtit dhe të syve”- theksoi në takimin-betimin kreu i opozitës z. Basha, me qytetarinë vlonjate!