Mesazhi i Kryemadhit për Ramën: Shqiptarët të pushtojnë zyrën në një sekondë

515
Sigal

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është shprehur për mediat teksa nisi marshimin nga selia e forcës politike që drejton, duke dashur t’i përcjellë drejtpërdrejt një mesazh kryeministrit Edi Rama.

“Mirënjohëse për të gjithë ata besimtarë myslimanë, që edhe pse me agjërim, janë në bulevard. Të gjithë ata shqiptarë që besojnë në zot e gjejnë forcë e besim për t’u ngritur.Ju falënderoj ju mediat, që nuk iu ndatë protestave të opozitës, pavarësisht shantazhit që ushtrohet ndaj jush.

Mirënjohëse qytetarëve që i janë përgjigjur opozitës. Kam edhe një mesazh për Edi Ramën që besoj nuk do jetë në zyrë, po me gjithë ata njerëz në shesh duhet të dijë se në një sekondë zyra e tij pushtohet, ndaj t’u jap shans shqiptarëve për zgjedhje të lira e të ndershme.”- u shpreh Kryemadhi.

Ndërsa e pyetur për të papriturat apo surprizat e paramenduara për protestën e sotme, kreu i LSI-së u shpreh: “Surprizën sapo e patë. Janë ata qindra mijëra shqiptarë që kanë vërshuar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.”