Kryeministria dhe Kuvendi në flakë/ Basha: Jemi këtu për një qëllim

448
Sigal

Ndërkohë që ka më pak se një orë që ka filluar protesta e opozitës së bashkuar, ka mbërritur para kryeministrisë edhe kreu i PD-së Lulzim Basha. Në fjalën e tij ai ka deklaruar se Edi Rama dhe qeveria e tij e krimit nuk e ndal dot këtë vend drejt rrugës së Europës.

“Jemi mbledhur sonte, me një kusht, me një qëllim, me një mision, për të mos u kthyer më pas. Kjo është shqipëria e hajdutëve, e të korruptuarve. Jemi këtu për të mos pasur më një Shqipëri të krimit, por një shqipëri si gjithë Europa. Ne kemi hapur hapur disa dyer europiane për Shqipërinë. E futëm vendin në NATO, i hoqëm vizat dhe i hapëm rrugën shqioptarëve. Jemi këtu për një mesazh të qartë. Edi Rama, nuk të lejojmë të na ndalosh rrugën drejt Europës”.