Mehmetaj jep alarmin: Sërish zjarr në pyllin e Semanit, zjarrëfikëset ikin e vijnë pa e fikur zjarrin!

231
Sigal

Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj publikon pamjet nga pylli i Semanit i cili është përfshirë sërish nga flakët.

Përmes rrjeteve sociale, Mehmetaj shprehet se që prej ditës së djeshme pylli i Semanit digjet, por zjarrëfikëset ikin e vijnë pa e fikur zjarrin.

Reagimi i Mehmetajt

Sërish zjarr në pyllin e Semanit!

Që prej ditës së djeshme pylli i Semanit digjet. Autoritetet përgjegjëse menjëherë duhet të ndërhyjnë për të shuar vatrat e zjarrit. Zjarrëfikëset ikin e vijnë pa e fikur zjarrin. Me orë të tëra pylli digjet dhe reagimi nga institucionet është i pakët e jo serioz. E papranueshme që ky pyll digjet sërish brenda një kohe të shkurtër dhe askush nuk merr masa për parandalim. E papranueshme që pylli i Semanit me vlera të rëndësishme turistike e natyrore lejohet të shkatërrohet. Shuarja e zjarrit nuk mjafton, menjëherë duhet të fillojnë hetimet mbi shkaqet e këtyre zjarreve. Banorët e zonës shpesh kanë hedhur dyshime për zjarrvënie të qëllimshme me përfundim përvetësimin e tokave që ndodhen pranë vijës bregdetare dhe lënia pas dore e hetimeve nga ana e institucioneve qofshin vendore, qendrore apo edhe prokurorisë vetëm i përforcon këto dyshime.

Ndal shkatërrimit e djegies së pyllit të Semanit 🚫

Fotot e videot bashkëngjitur janë bërë nga banorët e zonës rreth 2 orë më parë.