Ndërsa dy krerët e lartë të BE, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, thanë se çeqet miliardëshe janë gati, por duhen bërë reformat ekonomike dhe sidomos lufta kundër korrupsionit, me qëllim që të ketë garanci se fondet nuk do bëhen “rrush e kumbulla”.
INFO
Skema e “Kurbanëve” / Duket sikur po përsëritet e njëjta strategji, ku siç dihet Kryeministri Rama vite më parë e mori me vete ish-ministrin Tahiri në Zyrën Ovale, ku u takua me Obamën dhe Biden në Shtëpinë e Bardhë. Dhe pas kësaj Tahiri, edhe pse u prezantua si njeri i suksesit muaj më vonë e arrestoi. Nëse skema do rikthehet i rradhës që do bëhet kurban është Ilir Beqaj, i cili po hetohet për abuzime me koncesionet në shëndetësi.
Në Samitin për Procesin e Berlinit në Tiranë, kryeministri Edi Rama i priti krerët e BE, me sjellje e lajka prej kllouni dhe me temena përunjësie deri në pështirosje, me ëndrrën se do t’i jepnin thasët me Euro.
Por nuk ndodhi dhe sinjalin e parë e dha Kancelari Gjerman, Olaf Scholz, cili na këshilloi për rrugët e integrimit në BE, por nuk foli fare për mbështetje financiare, duke lënë të kuptohet, se nuk ka më ndihma nëse qeveria ka hajdutët në krye, të cilët kanë vjedhur disa herë “miellin e gjermanit” në donacionet e bujqësisë, rrugëve, ujësjellësve, shëndetësisë e arsimit.
Ndërsa dy krerët e lartë të BE, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, thanë se çeqet miliardëshe janë gati, por duhen bërë reformat ekonomike dhe sidomos lufta kundër korrupsionit, me qëllim që të ketë garanci se fondet nuk do bëhen “rrush e kumbulla”.
Por si për karshillëk të krerëve të BE, kryeministri Edi Rama, kishte marrë në tavolinën e punimeve të Samitit edhe krye-hajdutin Ilir Beqaj, duke e prezantuar para tyre me detyrën që ka si Drejtor i Agjencisë Shtetërore të Administrimit të Donacioneve e Grandeve të Huaja.
Në fakt, krerët e BE dhe kryeministrat e vendeve anëtare të unionit, e njohin mirë Ilir Beqajn, si ish-ministri më i korruptuar, që ka marrë mbi 250 milionë Euro donacione e grande nga Këshilli i Europës dhe 11 vende të BE për shëndetësinë, 50% të të cilave i ka vjedhur.
Gjatë 2 viteve në detyrë, Ilir Beqaj u ka bërë 73 kërkesa qeverive e vendeve të BE, institucioneve financiare dhe donatorëve të Europës e jashtë saj, por asnjë nuk ka besuar te ai që ka abuzuar shumë herë me fondet e BE, me kreditë e Bankës Botërore e BERZH dhe njihet për afera 380 milionë Euro me PPP në shëndetësi e mbi 1 miliardë Euro tenderime.
Krerët e BE dhe kryeministrat e vendeve anëtare të saj, e njohin Ilir Beqajn nga kërkesat që ai u ka dërguar për ndihma financiare, si Drejtor i Agjencisë Shtetërore të Administrimit të Donacioneve e Grandeve të Huaja.
Por prej tyre ka marrë përgjigje refuzuese, jo se ata nuk duan të ndihmojnë Shqipërinë, por sepse e dinë, që po i çuan donacionet në duart e Ilir Beqajt, gjysmat do vidhen me projekte e letra false, sikur janë investuar në shërbime, për probleme sociale e punë publike.
Gjatë 2 viteve në detyrën Drejtor i Agjencisë Shtetërore të Administrimit të Donacioneve e Grandeve të Huaja, krye hajduti Ilir Beqaj u ka bërë 73 kërkesa qeverive e vendeve të BE, institucioneve financiare dhe donatorëve të Europës e jashtë saj, por asnjë nuk ka besuar te ai.
Për rrjedhojë, nuk kanë besuar as te qeveria shqiptare e kryeministri Edi Rama, gjersa administrimin e donacioneve ia ka lënë në dorë një ish-ministri hajdut, që ka abuzuar shumë herë me fondet e BE, me kreditë e Bankës Botërore e BERZH dhe njihet për afera 380 milionë Euro me PPP në shëndetësi e mbi 1 miliardë Euro tenderime.
Mjafton kjo dijeni, për t’u bindur e për ta bërë “mendjen top”, se me krye Ilir Beqaj në krye të Drejtorisë së Donacioneve të Huaja, BE dhe vendet anëtare të saj nuk do i japin as 1 cent ndihmë Shqipërisë. Ndërsa SHBA i ka vënë kryq donacioneve për Shqipërinë, qysh më 24 nëntor 2021, kur ish-Ambasadorja Yuri Kim, u largua në mënyrë demonstrative nga takimi ndërkombëtar i donatorëve, në momentin që Edi Rama prezantoi Ilir Beqajn si Drejtor të Donacioneve.Pamfleti