“Me dy fjalë nxjerr 3 mashtrime”, Sali Berisha ‘zbulon’ si preu në besë Basha biznesmenin nga Tropoja: Myftar Lumneshi në 30 vite në PD …

299
Sigal

Do garoni në 22 mars?

Berisha: Gara do hapet nga Komisioni i Përkohsshëm dhe do jetë më e hapura në histori. Po të shohësh betejën e Sali Berishës, ka qenë e tëra për të vërtetën. Mund të imagjinosh ti Berishën të marrë këtë lëvizje dhe ta ketë bërë këtë për levizje fallso dhe ti thotë shqiptarëve une nuk po kandidoj, por po mbështes këtë kandidat. Do jem njëri nga kandidatët dhe nese votojnë anëtarët e PD-së i garantoj për projektin më të mirë që kanë njohur.

Aleatët mbështesin Berishën apo Bashën?

Berisha: Berishën.

Kryesia mbështetje për Berishën?

Berisha: Kryesia nuk egziston. Është shkarkuar. Me aleatët kam komunikuar dhe janë mbeshtetës të rithemelimit të PD-së.

Përse nuk tentuat komunikim me Bashën?

Berisha: Besoj janë ofruar të gjitha shancet, por z.Basha zgjodhi mashtrimin. Ai i ofroi një liste me biznesmenë që ndihmojnë foltoren zotit Escobar. Njerëz që kurrë Sali Berisha nuk i kishte kërkuar një qindarkë të vetme. E bëri për gjobvënie. Ata u thirrën një nga një në ambasadë. Ata që i besojnë Lulzim Bashës bëjnë gabim shumë të madh sepse ai faktoi që nuk është gjë tjetër veccse gjobvënës. Përmendte një ditë Myftar Lumneshin nga Tropoja, një njeri që ka 30 vite në PD. Njeriun që ka patur më afër në këto 30 vite ka pasur besëprerin Lulzim basha. Basha me 2 fjalë nxjerrë 3 mashtrime. Njeriun që ka sponsorizuar më së shumti është zoti Luzlim Basha,.