Luca Modric drejt rinovimit të kontratës me Real Madrid

178
Sigal

E përditshmja spanjolle “AS”, njofton këtë të martë se mesfushori Luka Modric do të vazhdojë deri në vitin 2023 karrierën tek Reali. 36-vjeçari kroat, kontrata e të cilit përfundon në qershorin e ardhshëm, pritet të rinovojë kontratën për një sezon. Mesfushori, i cili ndihet mirë në kryeqytetin spanjoll, ka përjetuar edhe një herë ovacionet të shtunën gjatë suksesit të Realit të Madridit kundër Valencias (4-1) .

Topi i Artë i vitit 2018, i cili është pjesë e planeve të Carlos Ancelottit, do të rinovojë për këtë arsye kontratën për herë të katërt me Realin. Modric nuk do të jetë i vetmi që do të rinovojë te Reali pasi drejtuesit e Madridit po ashtu raportohet se po punojnë për rinovimin me Benzema, Toni Kroos, Vinicius dhe Eder Militao.