Berisha: Kemi informuar zyrtarisht ndërkombëtarët! Rama e shpëtoi Bashën me polici dhe lëndë kimike

156
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar se faktori ndërkombëtar është informuar zyrtarisht mbi situatën aktuale në Paritnë Demokratike.

Berisha theksoi se protestuesit e hapën blindin po e shpëtoi Rama me policinë e tij duke përdorur lëndë kimike pa kriter ndaj demokratëve.

Berisha: Edhe ne kemi informuar kancelaritë e huaja dhe i kemi informuar në vijimësi. Ka pasur deklaratë për tu përmbajtur nga Bashkimi Europian. Nuk mund të jetë një deklaratë anuese për njërën palë nga delegacionet e huaja.

Kontaktet e mia me ndërkombëtarët janë konstante dhe zyrtare pasi ne jemi një institucion që komunikon me grupet e vendeve mike dhe partive simotra.

Synimi ynë në këtë rast është informimi. Nuk është në tagrin e ndërkombëtarëve për të mbështetur një protestë. Mbështetja e disa prej faktorit ndërkombëtar ndaj Lulzim Bashës është flagrante.

Kontakti i ndërkombëtarëve ndër vite Luzlim Basha u ngjit në krye të opozitës por po ikën me turp pasi po mbahet me narko policinë e Ramës në selinë e PD-së. Protestuesit e hapën blindin po e shpëtoi Rama me policinë e tij duke përdorur lëndë kimike pa kriter ndaj demokratëve.