Berisha: Nga e hëna kthehem në Kuvend, do të jem një zë i fuqishëm!

89
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet se do të rikthehet në parlament nga dita e hënë (17 janar). Në një intervistë, ai deklaroi se pavarësisht angazhimeve të tij, Berisha nuk do të lërë pas dore aktivitetin parlamentar.

Pavarësisht se është përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së, Berisha thotë se ai e ka ende vendin në parlament, por nuk thekson nëse do të krijojë një grupi të ri ose jo. Deklarata e Berishës vjen pas një mungese prej disa javësh në seancat plenare.

“Betejë që nuk e ka parë ndonjëherë Shqipëria. Të hënën do shkoj në parlament. Unë kam edhe një axhendë pak si më të veçantë. Unë nuk shkëpus kurrsesi marrëdhëniet me parlamentin. Do bëj gjithçka që krahas takimeve të ruajmë edhe aktivitetin parlamentar që qytetarët të shohin të zë të së vërtetës në atë parlament që sot për sot përqendrimin e të inkriminuarve e ka më të lartë se çdo institucion peniticiar.

Vendimet e Lul kimikut janë inekzistente. Ne i kemi shkarkuar nga Kuvendi i 11 Dhjetorit. Ai është kryetari i Ramës. Nuk është çështje selie apo zyre. Është çështje jetike e pluralizmit politik në Shqipëri. Nga e hëna e tutje në parlament do te jetë një zë i fuqishëm. Ne i kemi të gjithë vendet në parlament. Ne nuk lëvizim nga pozicionet tona”, tha Berisha.