Mbyllet Foltorja e Pogradecit/ Berisha: Basha do na bëhet mësim të gjithëve demokratëve

170
Sigal

Foltorja e Pogradecit u mbyll me një mesazh të liderit historik demokrat, Sali Berisha për Lulzim Bashën.

“Ka pasur një përpjekje të padenjë të kryetarit për të krijuar bashizëm. Në vitin 2017, ndonëse kishim rënë në nivelet më të ulëta historike të votave, dëgjoja deputetë që thoshin jemi të Bashës. I dëgjoja me habi. Këtë koncept e kishte implementuar në mënyrë çuditshme Basha, që besonte se po krijonte bashizmin.

Shumë normale që një kryetar të shkëputet nga kryetari tjetër dhe të krijojë doktrinën e vet, po jo të shkëputet nga partia.

Ky mentalitet dhe koncept bëri që ai të mos bëhet lider kurrë. Mirë nëse nuk donte t’i ngjante Berishës, por ti nga anëtarësia nuk ke si të shkëputesh sepse ata janë krenaria, ata janë baza, ata janë gjithçka.

Ti mund të krijosh doktrinën tënde, por duke fuqizuar partinë dhe njerëzit. Vetë kalon nga humbja në humbje dhe nuk ikën. Ndaj dhe këto nuk do të ndodhin. Do ketë një ligj: humbe zgjedhjet, ikën. Nuk do rrish më kryetar pse nuk gjejmë një tjetër më të mirë se ti.

Lulzim Basha të na bëhet mësim të gjithë demokratëve, humbe zgjedhjet, do ikësh,” tha Berisha.