Himarë/ Ra nga shtylla e tensionit teksa punonte, elektriçisti dërgohet me urgjencë në spital (DETAJET)

199
Sigal

Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 17:00, në fshatin Kuç, Himarë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga shtylla e tensionit, shtetasi S.P., 37 vjeç, punonjës i OSSHE-së, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut per jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.