Eduard Halimi: Strasbourgu i jep të drejtë prokurorit Besnik Cani!Një lajm i mirë për reformën në drejtësi

158
Strasbourgu i jep të drejtë prokurorit Besnik Cani! Një vendim drejtësie! Një lajm i mirë për reformën në drejtësi, gjyqtarët e prokurorët e ndershëm e të përkushtuar!
📍Për Besnikun, prokuror prej 25 vjetësh dhe bashkëshorten e tij, mjeken Liri, që jetojnë në një apartament modest në Laprakë, dy djemtë e tij studentë, ky është padyshim një i vendim i jashtëzakonshëm që rivendos dinjitetin dhe integritetin e humbur padrejtësisht pas një pune e përkushtimi të gjatë!
📍Për ne, mua dhe skuadrën time të avokatëve të talentuar, është një fitore e rëndësishme, që nga përzgjedhja e çështjes si udhëheqëse, (duke lënë pas 100% të kërkesave të bëra nga qindra gjyqtarë, prokurorë, avokatë, e studio ndërkombëtare ligjore të famshme në Europë) e deri në betejën në gjykim dhe sigurisht në fitoren përfundimtare të sotmen! 💪🏻💪🏻
📍Për reformën në drejtësi, gjyqtarët e prokurorët e ndershëm, ky është një lajm i shkëlqyer! Nuk ka dyshim se reforma në drejtësi u nis me një qëllim të mirë që bëri 140 deputetët (dhe mua) ta miratonin në 2016, por planifikimi dhe zbatimi i saj u bënë jo mirë e madje keq në shumë raste!
📍Vendimi i sotëm jep shembullin e mirë se nëse zbatimi i ligjeve krijon probleme, ato mund të korigjohen, se nëse gabimisht gjyqtarë e prokurorë të ndershëm janë larguar, ky gabim mund te korigjohet! Dhe ky është padyshim një lajm i mirë për drejtësinë, për gjyqtarët e prokurorët e ndershëm në këtë vend, dhe një motivim në luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të sistemit të drejtësisë!
📍Urime Besnik për rikthimin e dinjitetit dhe suksese në punën në vijim!
📍Suksese dhe faleminderit skuadrës sime të shkëlqyer të avokatëve që më mbështetën në këtë proçes të gjatë!
📍Vlerësim për avokatët e shtetit që përfaqësuan Shqipërinë, me profesionalizëm e korektësi në respekt të rregullave të ECHR Strasbourg!
Sigal