Mbrëmë u arrit pakti/ Përfundon mbledhja e Këshillit Politik. Palët përmbyllin formalisht marrëveshjen për Reformën Zgjedhore

297
Sigal

Ka përfunduar pas 60 minutash mbledhja e Këshillit Politik, që u zhvillua sot në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Në fokus të mbledhjes së sotme ishte plotësimi i kuadrit të plotë ligjor me ndryshimet ligjore për t’u votuar më pas në Kuvend.

Palët arritën dje një marrëveshje për Reformën Zgjedhore, ndërsa Këshilli Politik do të vijojë të mblidhet për draftet që do të zbërthejnë marrëveshjen dhe çështjet e tjera që kanë mbetur për t’u diskutuar.