Sherr me thika mes dy familjeve në Berat, pesë të plagosur

299
Sigal

Një sherr me thika dhe kazmë ka ndodhur mes dy familjeve në lagjen “Barrikade” në qytetin e Beratit.

Konflikti ka ndodhur për mbledhjen e ullinjve. Mësohet se pesë persona nga të dyja familjet kanë mbetur të plagosur.

Konflikti ka ndodhur mes familjeve Dhana dhe Alibeaj. Nga familja Alibeaj kanë mbetur të plagosur Drita Alibeaj, djali i saj Erjon Alibeaj dhe nipi Altjon Alibeaj.