Mbledhja online e qeverisë, Manastirliu: Në javën e parë të prillit…

396
Sigal

Shqipëria është në shtetrrethim si masë e fortë ndaj luftës së Covid-19, virus që ka prekur 146 persona, 5 viktima dhe 17 janë shëruar.

Në mbledhjen online të qeverisë, Ministrja e Shëndetsisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu është shprehur se deri më tani në vendin tonë janë bërë të gjithë testet e nevojshme për çdo person të dyshuar.

Përveç kësaj, Manastirliu ka dhënë detaje edhe në lidhje me kurbën e parashikimeve sesi mund të vijojë më tej në vendin tonë. Për më tepër, Manastirliu pohoi se në javën e parë të prillit, pra me 3 prill pritet që të kenë dhënë një përgjigje më të saktë në lidhje me kurbën vijuese të rasteve në vendin tonë.

“Jemi në javën e tretë dhe kurba patjetër që do të rriten masat e marra do të vlerësohen rreth datës 3 prill. Një ekip ekspertësh me eksperiencë në vende të ndryshme po punojnë në lidhje me të gjithë koefiçentët e nevojshëm për të parë se si do të jenë parashikimet e kurbës në varësi të masave që ne kemi marrë. Kemi një kurbë që është në rritje në një lloj prgresioni por është një rritje e pritshme. Mendoj se sistemi ynë shëndetsor e bërballon fluksin. Katër qytetarë kanë lënë spitalin pasi kanë rezultuar negativë. Ajo që na bën të ndihemi mirë në këto momente është se deri diku kapacitete përballuese të sistemit tonë shëndetsore janë të përballueshme”.