Martin Henze: Shqipëria në udhëkryq, gjyqësori dhe policia po përdoren si armë ndaj opozitës dhe kundërshtarëve politik

434
Sigal

Flet Martin HENZE,

*Ish-Këshilltar Ekonomik i Kancelares Merkel.
Kryetar i Komisionit të Transportit, Infrastrukturës dhe Lëvizshmërisë së Këshillit Ekonomik të CDU-së Veriore, Gjermani.
Anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Këshillit Ekonomik, Berlin.
CEO i Këshillit Strategjik Ndërkombëtar GSK.

 

Përgjimet tregojnë se organizatat kriminale dhe zyrtarët veprojnë në mënyrë të koordinuar për të vendosur njerëzit e tyre si deputetë, ministra të brendshëm, gjyqtarë, prokurorë, oficerë të lartë policie dhe nëpunës të lartë civilë dhe për të manipuluar zgjedhjet

 

Intervistoi:

Engjëll Musai

Blerina Llalla

 

Martin Henze, ish-Këshilltar Ekonomik i Kancelares Merkel dhe Anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Këshillit Ekonomik, Berlin në një analizë të zgjeruar për “Telegraf“ thekson se Shqipëria ndodhet në një situatë të vështirë dhe të rrezikshme për demokracinë. Ja si i  analizon Henze arrestimet politike të kundërshtarëve,luftën brenda llojit, paralajmërimin e Venecias dhe kapjen e gjyqësorit duke e kthyer në një armë politike.

Çfarë thoni për zhvillimet në Siri? A ka ky ndikime gjithashtu në zhvillimet në Gadishullin Ballkanik?

Është kulmi dramatik i një riorganizimi revolucionar të ekuilibrit të fuqisë në Lindjen e Mesme, i cili do të ketë gjithashtu ndikime të rëndësishme në Evropë. Vetëm një vit më parë, në ditëlindjen e Putinit më 7 tetor 2023, mullahët dhe aleatët e tij, në akordim të ngushtë me Moskën dhe Damaskun, zunë Izraelin në befasi. Më shumë se një vit më vonë, struktura e vjetër e pushtetit e ka humbur fillin. Lufta iu imponua Izraelit. Por vendi i vogël i Izraelit e pranoi sfidën dhe i goditi kështu armiqtë e tij në disa fronte duke i asgjësuar saqë ata u shembën plotësisht. Me Asadin është shembur tani një tjetër hallkë e boshtit të së keqes ; gjithçka që mungon janë Irani, Putini dhe Ballkani. Ky do të jetë fundi i vërtetë i administratës së Putinit. E shihni, ky proces më kujton shumë tërheqjen e Bashkimit Sovjetik nga Afganistani më 15 maj 1988. Një vit më vonë, ky regjim terrorist, Traktati i Varshavës dhe Bashkimi Sovjetik si dhe sateliti i tij Jugosllavia nuk ekzistonin më. Vetëm një gjë është ndryshe tani: Vendet e Traktatit të Varshavës janë emancipuar që nga viti 1989 dhe janë zhvilluar në vende të lulëzuara evropiane. Mungonte vetëm Rusia, emancipimi dhe zhvillimi drejt BE-së nuk ndodhi, por tani është duke u zhvilluar dhe kjo ka ndikim edhe te satelitët: Vuçiç, Orban, Dodiç dhe Rama. Ashtu si viti 1989 shënoi fundin e komunizmit në Evropë, ikja e Asadit në Moskë shënoi fillimin e rënies së aleancës antiperëndimore në Lindjen e Mesme, Korenë e Veriut dhe Moskë. Faktikisht aleanca Kim – Putin – Assad dhe Irani si dhe satelitët në Ballkan: Vuçiç dhe Rama po përballen me grumbullin e ciflave të politikës së tyre prej dekadash. Me sulmin ndaj Republikës së lirë të Ukrainës më 24.02.2022, përmes Putinit dhe më pas përmes Koresë së Veriut dhe Iranit dhe sulmit të ndihmës për Rusinë ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 nga Irani dhe satelitët e tij, Hezbollahu në Liban, Hamasi në Gaza dhe Bregun Perëndimor dhe përmes dërgesave të armëve nga Siria, Moska kishte filluar të vendoste një unazë zjarri rreth Perëndimit. Por Putini dhe mullahët bënë gabim duke testuar fuqinë frikësuese të Perëndimit. Kushdo që fillon një luftë kundër Izraelit dhe Ukrainës, pra kundër Evropës dhe SHBA-së, rrezikon ta humbasë atë. Dhe Putini ka dy vjet që po përjeton njëra pas tjetrës disfata asgjësuese në Ukrainë. Dhe Irani po vuan njëra pas tjetrës disfata zhurmuese. Hamasi, i cili varet prej tij, është shkatërruar plotësisht dhe do të humbasë Gazën si qendër pushteti. 1 Hezbollahu ka humbur të gjithë elitën e tij ushtarake dhe politike dhe një pjesë të madhe të aftësitëve të tij ushtarake. Dhe Siria, ku Irani dhe Rusia kanë investuar rreth 70 miliardë euro që nga fillimi i luftës civile, sipas dokumenteve të brendshme të opozitës iraniane, është gjithashtu e humbur për mullahët dhe Putinin. Rusët dhe Irani po arratisen furishëm nga Siria, ashtu siç bënë nga Afganistani në vitin 1988. Efekti domino i rënies së regjimit të Asadit në mënyrë të pashmangshme do të sjellë fundin e rendit të dominuar nga Irani-Putin në Lindjen e Mesme dhe Rusi. Në të ardhmen, do të ketë një rend rajonal në Lindjen e Mesme që do të dominohet nga Izraeli dhe partnerët e tij Egjipti, Jordania dhe Arabia Saudite. Në Evropën Lindore, fuqia qendrore do të jetë Ukraina, e cila do të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së; nëse Putini do të binte, Rusia do të kishte shansin të bëhej një partner i asociuar i BE-së. Ballkani do të çlirohet nga masat destabilizuese të Serbisë dhe Rusisë. Si rrjedhim, kjo do të çojë edhe në mënjanimin e administratës kriminale autokratike të Ramës në Shqipëri. Ky njeri nuk ka më mbështetës, madje mafia do ta rrëzojë dhe me këtë do të thyhej diga në Ballkan dhe të gjitha vendet e Ballkanit do të kishin mundësinë e pakufizuar për t’u anëtarësuar në BE. Në fakt, shumë në perëndim ende e kanë të vështirë të kuptojnë natyrën epokale të zhvillimit të javës së kaluar, e cila është duke u bërë prej një viti nga arabët, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara. Sidomos forcat e krahut të majtë në Evropë, si kancelari gjerman Scholz, apo partitë e orientuara nga Putini, p.sh.: Le Pen në Francë, Afd dhe BSË në Gjermani, Orban në Hungari, po humbasin të gjitha sfondin e tyre ideologjik, siç është tashmë evidente. Negocimi dhe/ose bashkëpunimi me Putinin nuk ka asnjë dobi. Sa për kujtim: Kishte një presion të madh mbi izraelitët dhe ukrainasit për të negociuar me agresorët dhe kriminelët e luftës, veçanërisht Blinken në SHBA, vlerësoi gabim veprimet e Netanyahut, meqë ra fjala të ngjashme me atë që ndodhi në Shqipëri, ku ai mbështeti dhe autokratin Rama. Olaf Scholz në Berlin, i cili refuzoi t’i siguronte Ukrainës armët e nevojshme me rreze të gjatë për të mbrojtur territorin e saj, siç bëjnë SHBA-ja , Franca dhe Britania e Madhe. Këmbëngulja, patriotizmi, vullneti i pakushtëzuar për të mbrojtur lirinë, për t’u pranuar me gjithë ashpërsinë, partnerë të besueshëm si Britania e Madhe, SHBA dhe veçanërisht Danimarka, Polonia, Bullgaria, Republika Çeke, Rumania dhe shtetet baltike dhe gatishmëria e Ukrainës dhe Izraelit për të përshkallëzuar luftën masivisht në rast nevoje , ishin dhe janë parakushtet bazë që Siria dhe bashkë me të fuqia mbrojtëse e Rusisë në Siri të shembet dhe që Rusia të mos e pushtonte Ukrainën deri më sot. Autokratët patologjikë kuptojnë vetëm një gjuhë, gjuhën masive të mbrojtjes së lirisë, jo gjuhën racionale të diplomacisë. Është koha për të vendosur rregulla të reja në Lindjen e Mesme, në Evropën Lindore dhe në Ballkan.

Trafiku i drogës dhe krimi i organizuar, të lidhura ngushtë me kartelet e drogës të Amerikës Latine që kanë depërtuar në shumë vende evropiane, po përdorin ekonominë dhe peizazhin politik shqiptar për të pastruar paratë, duke zbuluar një lidhje shqetësuese të ndërmarrjeve shtetërore dhe kriminale.

Çfarë mendoni për Ramën dhe shokët e tij socialistë?

Asgjë, socialistët në vetvete nuk janë në gjendje të mbrojnë lirinë e njerëzve dhe familjeve të tyre që ata të jetojnë me dinjitet, këtë e tregon historia njerëzore dhe kjo mund të shihet qartë edhe në Shqipëri për momentin. Epo, për më tepër, kleptokratët Rama, Veliaj, Balla nuk janë socialistë në vetvete, jo, ata janë drejtues politikë të një ekzekutivi kriminal që legjitimohet me zgjedhje të falsifikuara dhe që e quajnë veten socialistë. Rama mundohet ta portretizojë veten si një integrues, një njeri i madh i Ballkanit. Çfarë ju shkon në mendje kur shihni këta njerëz? Në të vërtetë dëshirojmë të vjellim. Sepse nuk mund t’i dëgjosh më të gjitha këto, edhe sepse disa europianë pjesërisht nuk po reagojnë, edhe pse në Shqipëri po shpërdorohen paratë e taksave europiane. Këto janë mbeturina intelektuale. Nuk mund të merren seriozisht fjalimet dhe propaganda e administratës Rama në Tiranë që në fjalinë e parë. Me dyer të mbyllura, komuniteti ndërkombëtar qesh me autokratin shqiptar, i cili gjoja vjen nga Rumania dhe përflitet se rrjedh nga ciganët. A mund ta shtjelloni pak më shumë këtë? Korrupsioni qeveritar, logjistika e drogës dhe pastrimi i parave janë shembuj të mirë. Pra, nëse unë argumentoj si Rama, atëherë i gjithë korrupsioni në Shqipëri organizohet nga opozita dhe pjesërisht nga politikanë të partisë së tij që janë kundërshtarë të Ramës. Pra, Rama dhe të tjerët janë kalorësit e bardhë, duhet të kujdesen me mundim për të rimëkëmbur shtetin shqiptar, pjesa tjetër e Shqipërisë janë hajdutët dhe në të vërtet fëmijë të vegjël. Rama harron të përmendë se ai, Rama, ka 12 vjet, që sundon vendin në mënyrë autokratike, se asgjë nuk ndodh pa dijeninë dhe pëlqimin e tij dhe se të gjitha postet vendimtare në shtet janë të zëna nga familja dhe shokët e tij. Në teorinë kriminale, një sjellje e tillë përshkruhet si një model tipik, i përcaktuar neurologjikisht i kriminelëve që duan gjithmonë të thërrasin me kënaqësi: “Ndaloni hajdutin”. Pra, në sytë tuaj, Shqipëria është zhvilluar në një shtet antidemokratik? Epo, duhet të flasim një gjuhë të qartë, Shqipëria ka degjeneruar në një shtet NARCO nën drejtimin politik të Ramës. Vërtet nuk mund të flasësh për zhvillim, nuk duhet të përdorim eufemizma, situata në Shqipëri është shumë e rëndë. Nën qeverinë socialiste 12-vjeçare, e cila ndihet e legjitimuar nga zgjedhjet e falsifikuara, i gjithë pushteti në Shqipëri është i përqendruar në duart e një grupi oligarkik, të Ramës dhe zgjedhjet e rregullta janë vetëm një fasadë. E ngjashme si me Moskën dhe Myanmarin, kryetarët e opozitës, deputetët dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor përballen me persekutim politik dhe burgim, si dhe kërcënime dhe tentativa të drejtpërdrejta për jetën e tyre, duke përfshirë ato të familjeve të tyre. Trafiku i drogës dhe krimi i organizuar, të lidhura ngushtë me kartelet e drogës të Amerikës Latine që kanë depërtuar në shumë vende evropiane, po përdorin ekonominë dhe peizazhin politik shqiptar për të pastruar paratë, duke zbuluar një lidhje shqetësuese të ndërmarrjeve shtetërore dhe kriminale.

Qeveria që nga viti 2013, ka shpërfillur zbatimin e rekomandimeve të pazgjidhura të OSBE/ODIHR, që kërkojnë masa urgjente për të parandaluar blerjen e votave, frikësimin e votuesve dhe keqpërdorimin e burimeve shtetërore; e rëndësishme që duhej të ishin të paanshme dhe garantuese të demokracisë dhe shtetit të së drejtës, në një masë të madhe janë shndërruar në instrumente të fuqishme të shtypjes së popullit shqiptar dhe veçanërisht të opozitës për të shtypur kundërshtarët e tij politikë. Sipas standardeve normale, sistemi i drejtësisë në Shqipëri nuk funksionon më.

                                                 03

Zbulimet e fundit nga autoritetet belge zbulojnë në mënyrë alarmante lidhjet e drejtpërdrejta midis rrjeteve të krimit të organizuar dhe udhëheqjes së Partisë Socialiste dhe agjencive të zbatimit të ligjit.

Përgjimet dhe dokumentet e zbuluara tregojnë se organizatat kriminale dhe zyrtarët e qeverisë veprojnë në mënyrë të koordinuar për të vendosur njerëzit e tyre si deputetë, ministra të brendshëm, gjyqtarë, prokurorë, oficerë të lartë policie dhe nëpunës të lartë civilë dhe për të manipuluar zgjedhjet në favor të Partisë Socialiste.

Këto marrëveshje kanë krijuar një mjedis në të cilin rrjetet kriminale blejnë vota, frikësojnë votuesit dhe manipulojnë sistematikisht zgjedhjet. Qeveria e paligjshme Rama, në pushtet që nga viti 2013, ka shpërfillur zbatimin e rekomandimeve e pazgjidhura të OSBE/ODIHR që kërkojnë masa urgjente për të parandaluar blerjen e votave, frikësimin e votuesve dhe keqpërdorimin e burimeve shtetërore. Rama ndryshoi në mënyrë të njëanshme kushtetutën dhe u hoqi partive opozitare të drejtën për të bërë koalicione. Institucionet e rëndësishme që duhej të ishin të paanshme dhe garantuese të demokracisë dhe shtetit të së drejtës, në një masë të madhe janë shndërruar në instrumente të fuqishme të shtypjes së popullit shqiptar dhe veçanërisht të opozitës për të shtypur kundërshtarët e tij politikë. Rastet e fundit të arrestimeve, ndalimeve dhe persekutimeve me motive politike të kryetarëve të opozitës, deputetëve dhe zyrtarëve të pushtetit vendor në Shqipëri pak muaj para zgjedhjeve parlamentare, tregojnë se organizata Rama duket se synon të përjetësojë kriminalitetin e qeverisë. Vetëm 5 muaj para zgjedhjeve, të gjithë kryetarët e opozitës dhe familjet e tyre po përballen me persekutim politik dhe burgim, si dhe kërcënime dhe tentativa të drejtpërdrejta për jetën e tyre.

  1. a) Prof Dr. Sali Berisha: Kryetar i PD-së dhe lider i opozitës, PD është edhe anëtare i Partisë Popullore Evropiane, një parti simotër e CDU-së në Gjermani. Ai ndodhet prej nëntë muajsh në arrest shtëpie politik dhe është nën hetim pas dëshmisë së rremë të kreut të PS-së Balla dhe urdhrave të përsëritura të Ramës. Arrestimi i tij në shtëpi është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ai akuzohet për korrupsion pasiv të motivuar politikisht më shumë se 12 vjet më parë në rolin e tij si Kryeministër. Edhe pse krimi ka kohë që është parashkruar nga pikëpamja kushtetuese, ai është gjithashtu nën mbrojtje dhe e gjithë aktakuza është ndërtuar në bazë të falsifikimit dhe dokumenteve zyrtare të falsifikuara dhe për të cilat nuk ka asnjë dëshmi penale, asnjë shkelje ligjore, asnjë dëmtim publik , asnjë shkelje ligjore , asnjë nënshkrim nga Berisha dhe asnjë dëshmitar nuk ka dëshmuar kundër tij. Megjithatë, ai u burgos dhe vetëm tani, pak para zgjedhjeve parlamentare, u lirua për shkak të presionit ndërkombëtar.
  2. b) Ilir Meta: Ish-president, ish-kryeministër, ish-Kryetar i Kuvendit dhe kryetari aktual i Partisë së Lirisë (partia e dytë më e madhe opozitare). Ai u arrestua në rrugë, u kap brutalisht, u godit, u arrestua nga policia e maskuar, e cila nuk u identifikua dhe nuk e informoi për të drejtat e tij. As këtu nuk ka arsye ligjore. I njëjti model si Berisha.
  3. c) Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane, ish-ministër i Mbrojtjes – po ndiqet penalisht, megjithëse Gjykata e Lartë e Shqipërisë rrëzoi padinë e Mediut për “shpërdorim detyre” në 2009. Parashkrimi shqiptar prej 10 vitesh në çështjen e Mediut ka skaduar në vitin 2019. Megjithatë, prokuroria e rihapi çështjen për shkak të shkeljes së parashkrimit dhe rrezikshmërisë së dyfishtë. Kjo nuk ka më asnjë lidhje me veprimin nën sundimin e ligjit. I njëjti model si Berisha.
  4. d) Ervin Salianji, deputet i PD-së dhe nënkryetar i grupit parlamentar, u dënua me një vit burg për dëshmi të rreme dhe akuzohet për dëshmi të rreme që nuk e ka bërë kurrë. Kjo nuk ka më asnjë lidhje me shtetin ligjor. I njëjti model si Berisha.
  5. c) Fredi Beleri, eurodeputet, i zgjedhur kryetar i Bashkisë së Himarës.

Beleri përfaqësues i minoritetit grek – i arrestuar dhe i burgosur politikisht, kërcënohet familja e tij. Një burrë i dëlirë nga një familje e mirë shqiptare. Vetëm me ndërhyrjen e kryeministrit grek ai u lirua dhe tani është eurodeputet në Bruksel. Modeli i shtetit policor është i qartë, kundërshtarët e administratës Rama po arrestohen pa arsye, po tremben dhe po tentohet të shkatërrohet ekzistenca e tyre ekonomike, po arrestohen pak para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe po rrihen masivisht avokatët e tyre në rrugë nga banditë e autokracisë, shtypi frikësohet.

04

Edhe kundërshtarët  brenda partisë së  Ramës arrestohen dhe akuzohen si në Moskë.

Edhe kundërshtarët e Ramës në organizatën e tyre Rama arrestohen dhe akuzohen si në Moskë, futen në “vitrinë” sipas motos: “Komuniteti ndërkombëtar, ne akuzojmë edhe aktorë të afërt me pushtetin”. Aktorët kryesorë të regjimit, familjet Rama, Balla, Veliaj, Basha dhe aktorët e tyre në prapavijë, në Beograd, nuk po preken ose ndoshta po përpiqen të blejnë lirinë e tyre nëpërmjet informacioneve përmes të njohurve dhe miqve, apo me dhurata të tjera për SHBA-në dhe BE-në. Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 2025, situata politike është përkeqësuar ndjeshëm në krahasim me vitin 2013, kur socialistët fituan zgjedhjet dhe u bë i mundur ndryshimi i pushtetit. Shqetësues janë korrupsioni i shfrenuar në administratë, lidhjet dhe ndikimi shqetësues i krimit të organizuar.

                                                  05

Gjyqësori përdoret si armë politike në Shqipëri

Sistemi gjyqësor nuk ofron më siguri juridike, është jofunksional, pra edhe legjislativi është jofunksional, ekzekutivi Rama është jofunksional për shkak të korrupsionit. Sipas standardeve normale, sistemi i drejtësisë në Shqipëri nuk funksionon më. Mosfunksionaliteti duket qartë edhe në sezonin e shirave, në kryeqytetin e korrupsionit, në Tiranë, me Veliajn të përzgjedhurin e Ramës. Në kanalizimet e Tiranës janë investuar miliona nga SHBA-ja dhe BE-ja, çfarë ka ndodhur? Tirana përmbytet rregullisht kur bie shi. E njëjta situatë është edhe në disa qytete të tjera si në Shkodër, ku më tipikët janë kryebashkiaku Beci është mbështetur nga krimi i organizuar, dhe videot janë bërë publike nga opozita, por edhe i denoncuar nga KLSH për tenderat  kur ishte në krye të KESH, FSHZH etj. E njëta situatë është edhe në Vlorë ku përmbytjet në dimër  dhe djegia e plerave gjatë verës po largojnë turistët nga qyteti bregdetar të Vlorës, ku është një tjetër kryetar bashkie Ermal Dredha, pjesë e  familjes nepotike të partisë në pushtet dhe të kaluarës moniste. Por edhe terreni për manipulimin e zgjedhjeve përgatitet ndryshe dhe kjo të kujton taktikat e regjimeve autoritare

Treshja që organizoi ‘de facto’ një grusht shteti kushtetues, manipulimi i zgjedhjeve, mosfunksionimi i Shtetit Ligjor, shtetarët e lidhur me drogën dhe pastrimin e parave dhe ç’farë skenarësh fshihen për të ardhmen e Shqipërisë, mbrojtja e minoriteteve, lirimi i të gjithë të burgosurve politikë Meta, Berisha, Salianji, Mediu etj

(Vijon nga numri i djeshëm)

Martin Henze, ish-Këshilltar Ekonomik i Kancelares Merkel dhe Anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Këshillit Ekonomik, Berlin në  analizën e zgjeruar për “Telegraf“ thekson se  Shqipëria ndodhet në një situatë të rrezikshme për demokracinë, arrestimet politike të opozitarëve nëpërmjet keqpërdorimit të drejtësisë, paralajmërimin e Venecias dhe kapjen e gjyqësorit duke e kthyer në një armë politike, këmbanë alarmi.

                                                       06

                       Venecia dhe diplomacia ndërkombëtare

Paralajmërimi i Komisionit të Venecias i vitit 2015 se Reforma në Drejtësi rrezikonte të kapej nga partia në pushtet dhe të shkaktonte kaos në sistem duket se po realizohet nën drejtimin e Ramës. Zgjedhjet po manipulohen ndër të tjera përmes arrestimit të gjithë opozitës, dhuratave në para për pensionistët shqiptarë dhe ofertave për punë. Pse ky argument është ende i suksesshëm për kaq shumë njerëz në Evropë dhe në politikën e BE-së dhe SHBA-së? Më vjen keq që e them këtë, por një nga shpjegimet është padituria . Vështirë se ka ndonjë njohuri të thellë për Ballkanin, historinë e tij dhe socializimin e njerëzve, madje edhe në qarqet diplomatike,dhe njerëzit vështirë se duan të merren me të. Ju punoni me stereotipe, sepse është mënyra më e lehtë. Nga ana tjetër, shumë diplomatë, përfaqësues të shtypit, politikanë dhe ambasadorë janë thjesht të korruptuar. Në shtete të tilla NARCO si Shqipëria ka shumë para të zeza, kështu që njerëzit blihen me 500,000 deri më 2-3 milion € për person. Këtë e njohim mirë edhe nga projektet e Nigerisë dhe Azerbajxhanit. Si e vlerësoni Sali Berishën, kreun e opozitës properëndimore shqiptare dhe sa i madh është rreziku që edhe ai të marrë një kthesë autoritare? Rreziku është i ulët. Edhe Berisha ka në të vërtet prirje autoritare, por pa prirje të tilla askush nuk mund të bëhet politikan, kjo është një gjendje normale njerëzore. Fillimisht do të thoja: është demokrat, patriot, politikan me shumë përvojë dhe properëndimor, familjar. Ai e çliroi Shqipërinë nga prangat e një diktature të tmerrshme. Një mik i shkëlqyer i SHBA-së dhe Evropës, veçanërisht i Gjermanisë. Së dyti: Berisha është 80 vjeç, do të organizojë shumë mirë dhe shpejt integrimin e Shqipërisë, ashtu siç bëri me anëtarësimin në NATO, zhvillimin e shtetit kushtetues dhe demokracinë shqiptare, të gjithë integrimin perëndimor, projektin TAP dhe fillimin e bisedimeve me BE-në në vitin 2014. Më pas dhe paralelisht me këtë, në opozitën shqiptare do të ketë shumë të rinj shqiptarë, të cilët janë të trajnuar shumë mirë dhe më pas mund të marrin “skeptrin” në një moment. Së treti: Shqipëria nuk ka alternativë ndaj Sali Berishës. Nuk ka njeri që e ka këtë përvojë dhe është i lidhur ndërkombëtarisht dhe gëzon një nivel kaq të lartë besimi ndërkombëtar. Pra, rreziku është minimal, ne mund ta përballojmë atë dhe ne vetëm mund t’i këshillojmë shqiptarët të ndalojnë së diskutuari dhe të flasin, por ta trajtojnë së bashku dhe të ndjekin një qëllim.

                                                              07

 Propaganda serbe, antiperëndimore nga Beogradi, Moska

Pas integrimit në BE, ata janë të mirëpritur të debatojnë sërish politikisht. Por ju lutem, vetëm më pas. Propaganda serbe, antiperëndimore nga Beogradi, Moska, boshti Vuçiç-Rama dhe shërbimet e tyre të sigurimit falsifikuan shumë dokumente dhe çertifikata, manipuluan dëshmitarët, financuan gazetarë dhe politikanë për të diskredituar njeriun që shpëtoi Shqipërinë nga thellësia , i cili e çliroi Shqipërinë në 1991 nga komunizmi. Ne tani e quajmë këtë luftë hibride. Filloi pas përfundimit të luftërave ballkanike në fillim të viteve 2000 dhe u intensifikua më pas kur Putin erdhi në pushtet dhe Jelcin u tërhoq. Oficeri i KGB-së Putin, “dikur oficer i KGB-së, gjithmonë oficer i KGB-së”, kishte synuar tashmë rivendosjen graduale të Bashkimit Sovjetik në vitet 2000, ngjashëm si me Vuçiçin, i cili donte të rimëkëmbte Jugosllavinë. Në vitet 1990, të dy protagonistët duhej të kishin përjetuar se shtetet e tyre komuniste po ndryshonin të dy duhej të kishin konstatuar se duhej të vazhdonin me disa hapa luftën kundër Perëndimit, fillimisht destabilizimin e Perëndimit përmes ndarjes së shoqërive dhe dezinformimit; hap pas hapi luftëra gradualisht më të vogla, rajonale, të kombinuara me sulme ndihmash në Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Berisha ka qenë një nga synimet kryesore të agresionit serb në Ballkan gjatë 20 viteve të fundit. Më ka bërë shumë përshtypje sesi qëndroi në këmbë, një patriot dhe luftëtar i vërtetë. Berisha tani duket se po ndjek një strategji shumë të zgjuar. Ai e di se në moshën 80-vjeçare i ka mbetur vetëm një kohë e kufizuar për të jetuar dhe se është detyra e tij, detyra e tij patriotike, të drejtojë Shqipërinë dhe kështu Ballkanin përsëri në rrethin e shoqërisë civile, pra në BE si në vitin 1991. Ai ka karizëm, njeh kulturën dhe njerëzit në Ballkan, njeh komunizmin dhe kapitalizmin, është një mendimtar i diferencuar dhe baba i një familjeje të madhe. Ai u ofron të gjithë shqiptarëve të lëshojnë armët verbale dhe t’i bashkohen lëvizjes civilizuese për liri kundër socializmit dhe qeverisë së korruptuar Rama për anëtarësim në BE.

                                                                           08

Takimi me Berishën: “Unë luftoj për lirinë, të ardhmen e Shqipërisë dhe jo për veten time.”

Në takimin tonë të fundit në fund të shtatorit 2024 në banesën e tij private, ku ishte i ndaluar padrejtësisht nga autokrati Rama për mbi 9 muaj, ai tha: “Unë jam shqiptar, nuk po luftoj kundër Shqipërisë, nuk po luftoj kundër botës perëndimore. Unë luftoj për lirinë, për të ardhmen e Shqipërisë dhe jo për veten time.” A mund të ketë ndonjëherë ndryshim paqësor në Shqipëri? Po, thjesht duhet të jetë i qëllimshëm. E shihni, një demokraci në vetvete mund të ekzistojë vetëm nëse ka një ndryshim të qeverisë herë pas here. Rreth 1.8 milionë shqiptarë jetojnë në Shqipëri, 3-4 milionë shqiptarë jetojnë jashtë, shumica prej tyre u arratisën për shkak të Ramës. Të gjithë këta shqiptarë kanë këndvështrime të ndryshme, ajo që i bashkon është ADN-ja shqiptare. Simboli kombëtar shqiptar është shqiponja dykrenare me 25 pendë, 25 pendët përfaqësojnë 25 vitet në të cilat Skënderbergu luftoi kundër turqve dhe 25 betejat që bëri. Shqiponja dykrenare është simboli i të gjithë shqiptarëve etnikë në Lindje dhe Perëndim, simbol i lashtë i integrimit të të gjithë shqiptarëve nën një flamur. Shqipëria është një vend i habitshëm, me fe shumë të ndryshme, lidhje familjare ekzistojnë gjithnjë me nëngrupet e veta, disi të gjithë në këtë popullsi të vogël janë të afërm me njëri-tjetrin ose kanë shkuar në shkollë së bashku. Dhe të gjithë në Shqipëri dhe jashtë vendit janë të interesuar për atë që po ndodh në Shqipëri. Ideja se armiku i armikut është miku yt nuk funksionon në Shqipëri. Në Ballkan, e veçanërisht në Shqipëri, ka ndonjëherë atë që ne e quajmë “frenemy”: Je mik dhe armik në të njëjtën kohë. Kjo ka të bëjë me të kaluarën komuniste, por edhe me shtypjen e gjatë të Shqipërisë nga turqit. „Frenemy“ ishte diçka si mënyra e mbijetesës shqiptare. Vetëm në familje ky parim nuk zbatohej kurrë.

                                                    09

Çfarë skenarësh shihni në të ardhmen për Shqipërinë?

Unë shoh vetëm dy skenarë: I pari është ai që unë e quaj “Rama NARCO shtet”. Një shtet në të cilin të gjithë luftojnë kundër të gjithëve, i nisur nga administrata për të siguruar ruajtjen e pushtetit të familjes Rama. Rezultati përfundimtar është një eksod i gjerë masiv drejt Evropës dhe SHBA-së.Deri më tani, që kur Rama erdhi në pushtet në vitin 2013, i cili që atëherë është ndjerë i legjitimuar nga zgjedhjet e falsifikuara, 46% e popullsisë shqiptare, pra rreth 1.4 milionë banorë, tashmë janë arratisur dhe një degjenerim i shtetit shqiptar në një shtet kriminelësh, në mes të Europës. Nëse zgjedhjet manipulohen sërish në vitin 2025, gjë që tashmë po ndodh, atëherë nuk mund të përjashtohet një revoltë civile dhe një eksod masiv. Skenari i dytë është një shtet kushtetues demokratik, parlamentar, baza ekonomike e të cilit është ekonomia sociale e tregut. E cila është pjesë e komunitetit mbarëshqiptar dhe anëtare e BE-së. Kjo duhet të jetë rruga.

                                                    10

Si do të ndikonte situata në Shqipëri në Gadishullin Ballkanik dhe vendet fqinje Greqinë dhe Bullgarinë?

Gjatë tre dhjetëvjeçarëve të fundit, në gadishullin shqiptar ka pasur një kamp ekstrem dhe të moderuar. Një kamp ishte “Boshti i së Keqes” ruso-serb, kampi i antishqiptarëve: Putin/Lavrov, Vuçiç/Rama dhe Dodiç. Kampi tjetër, i moderuar përbëhej nga demokracitë e moderuara, liberale: Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina si dhe opozita shqiptare dhe serbe. Sot, sidomos pas rezultateve në Siri dhe Ukrainë, forcat e moderuara kanë një shans të madh për t’i dhënë formë gadishullit shqiptar dhe për ta integruar atë në BE. Tani, në vitin 2025, është koha për të vendosur rregulla të reja në Ballkan, të bazuara në një kompromis mes shoqërive të ndara, në të cilin duhet të kontribuojnë masivisht edhe Evropa dhe SHBA-ja, për shembull duke i dhënë fund të gjithë mbështetjes për autokratët e Ballkanit. Rama dhe strukturat e tij oligarkike duhet të dalin jashtë ligjit si persona non grata. Procesi i ristrukturimit të Ballkanit duhet të udhëhiqet nga shoqëritë civile properëndimore/opozita e shtypur, përndryshe nuk do të funksionojë dhe kjo duhet të mundësojë edhe kthimin e miliona shqiptarëve të arratisur. Vetëm kështu do të ketë paqe në Ballkan dhe stabilitet për të gjithë Evropën. Çfarë është e nevojshme për këtë? Epo, në Shqipëri, për shembull, Rama krijoi de facto një shtet njëpartiak përmes zgjedhjeve të manipuluara. Asgjë nuk funksionon më në Shqipëri përveç vjedhjes së taksave shqiptare dhe fondeve të ndihmës ndërkombëtare nga ekzekutivi autokratik Rama. Meqë ra fjala sipas vlerësimeve ndërkombëtare, ekzekutivi Rama është një nga pushtetet ekzekutive më të korruptuara në botë. Në këtë drejtim, një kërkesë qendrore tani është që të inicohet një qeveri tranzicionale dhe të detyrohet kjo qeveri kalimtare që të përmbushë disa kritere.

                                                            11

Mbrojtja e minoriteteve, lirimi i të gjithë të burgosurve politikë Meta dhe Berisha

Mbrojtja e minoriteteve, lirimi i të gjithë të burgosurve politikë, përfshirë të gjithë përfaqësuesit e opozitës, përfshirë ish-presidentin e burgosur padrejtësisht Ilir Meta. Berisha si kryetar i opozitës shqiptare është negociatori i drejtpërdrejtë dhe personi kontaktues i administratës, heqja dorë nga aktet hakmarrëse kryerja e menjëherëshme e zgjedhjeve demokratike nën mbikqyrjen ndërkombëtare. Nëse autokrati Rama, i cili nuk u legjitimua nga zgjedhjet demokratike, nuk jep dorëheqjen vullnetarisht, atëherë sovrani shqiptar, pra populli, do të duhej të kërkojë të drejtën e vetëmbrojtjes që i takon sipas ligjit ndërkombëtar për shkak të mosfunksionimit të sistemit ligjor dhe t’i bëj thirrje qeverisë Rama të japë dorëheqjen dhe nëse është e nevojshme, ta shkarkojë atë si mjetin e fundit demokratik, në mënyrë që në Shqipëri të zhvillohen zgjedhje demokratike dhe të pa manipuluara. Pra, një zhvillim si në 1992? Kështu është. Shikoni çfarë ndodhi në Siri apo Ukrainë. Në Shqipëri de fakto nuk ka qeveri të zgjedhur, ky grup legjitimohet me zgjedhje të falsifikuara dhe ka plaçkitur de fakto Shqipërinë. Shqipëria po rrezikon gjithashtu sigurinë e Europës dhe shëndetin e qytetarëve europianë përmes rritjes eksponenciale të logjistikës së drogës dhe pastrimit të parave në Shqipëri. 8 Ajo që ka bërë grupi i Ramës, Ballës dhe Veliajt është de facto një grusht shteti kushtetues, duke krijuar mosfunksionim të shtetit ligjor dhe një përpjekje për të neutralizuar të gjithë opozitën shqiptare dhe për të shfrytëzuar shtetin shqiptar. Në këtë drejtim, ky grup Rama ndoshta nuk po i jep popullit asnjë shans tjetër për të shfrytëzuar të drejtën e tij kushtetuese për vetëmbrojtje, pasi të gjitha instrumentet kushtetuese në Shqipëri do të dështojnë nëse dikush nuk zgjohet përfundimisht. Rama dhe shokët e tij të largohen menjëherë nga vendi. Vuçiç ose Putin me siguri do t’u japin atyre azil ose një shtet tjetër mafioz në këtë botë. Koha e tyre ka mbaruar, nuk mund të ketë më bisedime me ta dhe shqiptarët duan një të ardhme për familjet e tyre dhe jo një kleptokraci serbo-ruse në Ballkan. Megjithatë, ata duhet t’i kthejnë shtetit shqiptar kapitalin e vjedhur.