-Në sistemin monist rinia e Tiranës ishte lidhur ngushtë me parkun Rinia- përballë hotel Dajtit.
-Vajzat e Tiranës në monizëm vdisnin për një pako çimçakiz, pantallona xhins apo sapun ‘Lux”
-Në Parkun Rinia ne mund të puthnim pak në faqe vajzën që donim, asgjë më shumë.
-Në atë kohë as që mund të mendohej që dy të rinj të putheshin në mes të parkut.
– Të rinjtë më të guximshëm shkonin me vajzat që pëlqenin nga liqeni, argëtoheshin bregut të tij.
Ka kaluar kohë dhe sot i përhumbur në kujtimet e moshës së rinisë shikoj mirë dallimet midis dy epokave. Kanë ndryshuar kohët dhe janë kapërcyer disa mentalitete. Tek të afërmit dhe miqtë, kur vajza ishte maturante mendohej se si të gjenin ndonjë rast të mirë për t’u fejuar. Nëse do të vazhdonte Universitetin, atëherë fjala e prindërve ishte: “Mbaro një herë shkollën, pastaj fati të del vetë”. Kjo ishte e njëjtë dhe për djemtë. Kishte dhe në kohën tonë para viteve 90-të, lidhje dashurie mes të rinjëve dhe kur merrej vesh nga prindërit fjalë e parë dhe e fundit ishte: “Mbaro një here shkollën… ajo ka rëndësi. Të marrësh emërimin e më pas të shohësh ndonjë rast për të qënë Kryesisht në pranverë dilnim dhe bënim xhiron e madhe grupe-grupe, djem dhe vajza. Jo në pak raste dhe shkëmbimet e shikimeve dhe bisedat e shkurtra bëheshin gjatë xhiros nga qëndra e Tiranës deri afër godinës së Universitetit. Vajtje – ardhjet në xhiro kishin bukurinë e tyre. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” gjallërohej deri në orët e mbrëmes, kur ndizeshin neonet dhe buzëqeshjet në fytyrat e vajzave ishin më të dëshirueshme. Ndodhte që “braktisej” xhirua nga djemtë dhe vajzat, uleshim në lokale për të pirë një aranxhatë, apo qerasnim njëri-tjetrin me ëmbëlsirë dhe akullore. Mua më pëlqente ponxhi i portokallit. Këto xhiro bëheshin shkak për lidhje të qëndrueshme. Kështu bëheshim bashkë dhe frenkuentonim plazhin duke udhëtuar me tren Tiranë-Durrës. Por, ndër të rinjtë kish dhe më të guximshëm që shkonin me vajzat që pëlqenin nga liqeni, argëtoheshin bregut të detit, duke diskutuar për filmat, letërsinë dhe artin. Gjenim ndonjë moment tek lulishtja “Rinia” që uleshim në stola, apo qëndronim nën degët e pemëve sa për t’u puthur pak në faqe.Kaq! Atëhere nuk goxonte njeri të puthej në mes të bulevardit apo të bënte seks ku të mundej. Kështu, në këtë kohë u njoha dhe unë me Mirën që shoqërohej me motrën e saj. Sa herë që përballeshim në xhiron e madhe ajo nuk m’i ndante sytë. Ishte pak më e shkurtër se unë, por shumë simpatike e kishte një buzëqeshje që më tërhiqte si me magnet. Të dyja ajo me të motrën diçka çuçurrisnin me njëra-tjetrën duke hedhur shikimin nga unë. Po i ndiqja me sy. Morën rrugën për nga libri universitar dhe unë po u shkoja pas. Duke qenë afër tyre dëgjova një të qeshur dhe kjo më dha kurajo t’u afrohesha e t’i përshëndesja.

Unë në atë kohë vishesha shumë bukur. Im at kishte një shofer që dilte jashtë shtetit me maune dhe para se të nisej babai i jipte florinj për t’i thyer në shtetet ku do të udhëtonte dhe për të sjell për ne porositë për rroba firmato nga më të shtrenjta. Shoferi, mik i familjes sapo kthehej na sillte rroba banjo, kollare, syze dielli, xhupa, këmisha, pardesy ultra që kur i vishja ato dukesha si një princ. Copa e kostumit më erdhi bashkë me porositë e tjera dhe e qepa tek Spirua që ishte si
rrobaqepës mjeshtër dhe dallonte nga të tjerët për cilësinë e punës që bënte. Gjithë djemtë kostumet e dhëndërisë tek ai i qepnin. Modelin e shikoja tek sllavi Beko konfeksion me jelek dhe kollare super. Kështu isha veshur atë ditë të planifikuar për t’u takuar me Mirën. Tek po shkoja pas tyre, një shok më
del përpara dhe mbasi më rreh supit më thotë: “ Mos rri i ngrirë sikur ke gëlltitur okllainë… Lëviz se je djalë i ri dhe i bukur…por shkathtësohu se je në moshë, dhe mbasi më buzëqesi u largua. Unë nxitova pas motrave.
Ato e prisnin përshëndetjen time dhe më futën në mes.
-Ecim, -tha Mira. Kur përpara na del një shoku im i njohur me motrën e Mirës, Sonjën. Me shakatë e tij që nuk i mungojnë hyri në biseda duke u bërë kështu dy çifte. Ndryshuam rrugë dhe ulemi tek pastiçeri Rinia. Ne të dy unë dhe Ylli porositëm ponxh portokalli, ndërsa Mira me Sonjën kompekaj dhe shëndetëlije. Kamarieri tha se kishin dhe bajame të pjekura dhe të kripura nga Lluka dhe kështu u plotësuam të katërt me shijet tona. Mira ishte studente në fakultetin filologjik dega histori-gjeografi dhe ato ditë kish provim me profesor Stefanaqin. -E kam me frikë… se nuk dua të marr notë sa për të kaluar…
-Po mirë, i them. Me profesorin përshëndetem përditë se një mur na ndan. Do ndërhyjë që të vendos notë të mirë. Këmbët më dukeshin sikur lëviznin vetë dhe me një mendim të përbashkët hymë sërishmi në xhiron e madhe. Nga xhirua, ndërsa po binte nata u futëm në lulishte dhe të dy çiftet në drejtime të ndryshme. Unë sapo u larguam pak i kap kokën Mirës dhe e puth plot afsh duke ia mbajtur buzët e saj brenda gojës time. Digjesha nga ajo dashuri e zjarrtë. Të përhumbur
në këtë ndjenjë të fuqishme, u shtrimë mbi bar dhe ndodhi pa pritur të kryej mardhënie me Mirën dhe ajo të rënkoi duke qarë nga orgazma. U ndjeva si në qiellin e shtatë. U kthyem të dy çiftet duke i përcjellë motrat deri afër pallatit ku banonin. Atë natë nuk më zuri gjumi. Më dukej se Mira ishte aty me mua dhe unë bëja seks me të e kështu më gjeti mëngjezi. Të nesërmen aty tek dera e jashtme e shtëpisë së professor Stefanaqit. E shoqja më mirëseardhi dhe unë u ula në kolltuk duke pritur profesorin.
-Profesor, do ju pyes për një vajzë që është viti i fundit në degën e historisë dhe ju i jipni mësim. Ka hyrë sezoni i provimeve dhe këto ditë ka për të dhënë provim me ju. Do ju lutesha ta ndihmoni.
-Si quhet vajza?-Është brune e gjatë dhe e bukur… E quajnë Mira.
-Po mbiemrin se aty janë disa Mira!Unë ngrita supet.
Profesori qeshi…unë shtova se ajo duhet të jetë më e bukura ndër vajzat me emrin Mira. Ndërkohë Lala erdhi dhe na qerasi të dy me gliko arre dhe me limonatë.
-Domethënë është e fejuara jote? -Jo, profesor. Tani për tani jemi vetëm shok…-Shokë?, pyeti me qësëndi profesori. Burrë e grua buzëqeshën dhe më përcollën tek dera. Më duhej të takoja Mirën e t’i thosha për provimin po ditë me radhë nuk po e gjeja askund, as në xhiron e madhe. Shkoj tek puna e Yllit të dashurit të motrës së Mirës, por dhe ai kish qenë turni i tretë dhe nuk e gjeta. Ishte e shtunë mbasdite kur Mirën e shikoj po me të motrën në xhiron e madhe. Ajo më doli përpara duke buzëqeshur dhe më përqafon. -E mora provimin. Ti i kishe thënë profesorit dhe profesori më pyeti nëse isha unë Mira, shoqja e djalit që ishit komshi…Dhe më vuri notën maksimale… Tani eja të të qeras tek Flora! E motra u nda nga ne dhe kuptova që dhe ajo priste diku Yllin. Mira më futi krahun dhe zumë vend tek bufe-Flora, në qëndër të Tiranës. I shkëlqenin sytë dhe m’u duk edhe më e bukur. -Domethënë më ndihmove?, më tha duke më kapur
pëllëmbën e dorës. -Unë e kam për detyrë të ndihmojë shoqen time më të afërm në jetë.
Mira më shikoi pas në heshtje dhe më pyeti:-Po ti në cilin vit të gjuhë-letërsisë je me correspondence?-Kam dhe dy vjet, i thash qetë. -Epo, ata të shtëpisë nuk ta japin fjalën pa mbaruar Universitetin … Nuk dua dhëndër pa Universitet e diplomë, më thotë babai.
-Mirë e ka… se edhe ime më, më thotë prit sa të mbarojë shkollën, pastaj mos ajo një tjetër, por me shkollë ama…-Nuk marr tjetër… E kam nusen time, është Mira, i thashë
prerë…-Ti je në regull se unë këtë vit diplomohem, po ty ç’të bëjmë që do dhe dy vite, më tha Mira duke qeshur. -Marrim një vërtetim në sekretari me notat e këtyre viteve që babi të bindet se dhe unë pa shkollë nuk rri!Jam në punë dhe në shkollë. Ti po nuk më prite… shiko ndonjë rast tjetër…i thash. Ajo më pa me inat. Unë e kapa fort prej krahu sa më tha të bëja kujdes se po i këpusja dorën. Duke u kthyer për ta përcjellë në shtëpi, kaluam në krah të lulishtes. Hym mes atij gjelbërimi dhe qëndruam poshtë degëve të një peme të lartë. U puthëm gjithë zjarrë. Gjetëm një stol afër dhe fillova ta puth në gushën e bardhë e prej aty i zbërtheva bluzën e kaltër duke parë gjinjtë e saj të bardhë të mëdhenj, m’u errësuan sytë. Kisha një mrekulli para meje. Ia kapa dhe vura buzët mbi atë rrumbullaksi të mermertë duke e thithur sikur të kërkoja ajër, jetë, ndjenjë në rritje.-Kujdes se mos më lë ndonjë shënjë… Çfarë bën kështu?
-Dua të bëj dashuri me të dashurën time të jetës…
shpirtin tim. Dhe e putha sërishmi fort në buzë. Takimet tona ishin të tilla për rreth dy vite sa unë.
Mbarova fakultetin dhe mbaja në dorë diplomën…Mbaja diplomën për t’ia treguar prindërve të Mirës, se Mira kish kohë që ish e imja… e imja.



















