Martin Henze-Ambasadës së SHBA: Ndaloni së mbështeturi qeverinë antidemokratike të Ramës

327
Sigal

Këshilltari Ekonomik i CDU-së, Martin Henze,  i është përgjigjur sot Ambasadës së SHBA-se në Tiranë, e cila kujtoi marrëdhëniet e mira shqiptaro-amerikane nder vite, duke e quajtur  vendin tonë, aleatë dhe partnerë e besueshme. Henze i kërkon ambasadës Amerikane të ndalojë se mbështeturi qeverinë e Edi Ramës, duke kujtuar se kjo qeveri e ka shndërruar Shqipërinë në vendet më të korruptuara,

“Le të mos harrojmë kurrë se në pikat kritike të kthesës në histori – 1920, 1991, 1999, 2009 – Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë zgjedhur të rrinë së bashku. Në kohë të mira dhe kohë të këqija, ne kemi qëndruar miq, partnerë, aleatë, sepse besojmë në njëri-tjetrin. Jemi më ju!”,- shkroi Ambasada e SHBA në nj status sot në Facebook.

Ndërkohë Martin Heze shprehet: “BE, Gjermania janë partnerët e besueshëm të popullit shqiptar.Nëse ambasada amerikane ndalon mbështetjen ndaj  qeverisë antidemokratike të Ramës, e cila në vitin 2020 arriti të përfshijë Shqipërinë në listën e  20 të vendeve më të mëdha të pastrimit të parave, të cilat mbështesin terrorizmin, do të ishte një hap përpara për vendin”.