Përfundon mbledhja e Kryesisë/ PD miraton datën 13 qershor për zgjedhjen e kryetarit

185
Sigal

Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike ka sjellë edhe një vendim të rëndësishëm për partinë opozitare.

Në datën 13 qershor do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së. Vendimi është marrë nga anëtarët e kryesisë.

Gjatë mbledhjes ë kryesisë, mësohet se Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,  formuloi dy propozime, që do i paraqiten pas pak Këshillit Kombëtar.

Propozimi i parë është analiza e punës së secilit në një mbledhje të veçantë në kryesi. I dyti ka të bëj me fillimin e procesit zgjedhor për kryetar i PD. Secili prej anëtareve të kryesisë që ka shpallur ambicien të ketë mundësinë ta shpjegojë vizionin tij në institucione, “pa paragjykuar askënd, një garë e drejtë dhe e  barabartë, ku demokratët të gjykojnë lidershipin aktual”.

Sipas kalendarit të propozuar, nga data 16 deri në 22 maj do të paraqiten kërkesat për kandidim nga ata qe përmbushin kriteret.

Nga data 24 maj deri më 11 qershor do të mbahet një fushatë në të gjithë strukturat e partisë, ndërkohë që më 13 qershor pritet të zhvillohen zgjedhjet e kryetarit sipas parimit një anëtar, një votë.

Anëtarët e Komisionit Zgjedhor të propozuar nga kryesia e PD janë; Jemin Gjana në rolin e kryetarit, Albana Vokshi, Belind Kelliçi, Eno Bozdo, Mimoza Hasekiu, Albert Avduli dhe Gjokë Vuksani si anëtarë dhe Ervin Minarolli dhe Lulzim Omuri si ndihmës.

Ndërkohë, pritet të nisë në orën 19 mbledhja e Këshillit Kombëtar. Ish-presidenti Bujar Nishani, në cilësi të kryetarit të Këshillit Kombëtar, ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet me praninë e mediave.