Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, njëherësh deputeti Tedi Blushi, në një prononcim nga “5 Maji”, deklaroi se zjarri i mbrëmjes së sotme në Tregun e rrobave është një dëshmi e qartë e masakrës urbane që është bërë nga Bashkia e Tiranës në këto vite.
“Uroj që të mos jetë i qëllimshëm, pasi janë të njëjtat skena kriminale që përdorin biznesmenë të ndryshëm për t’i hapur rrugë ndërtimeve”, u shpreh ndër të tjera Tedi Blushi.





















